​Vritet sulmuesi në Nju Orleans, policia: Kishte shumë dëshirë të bënte masakër

Amerika

​Vritet sulmuesi në Nju Orleans, policia: Kishte shumë dëshirë të bënte masakër

Më: 1 janar 2025 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një burrë që ngiste një kamionçinë në një turmë njerëzit në New Orleans u përpoq të "vriste sa më shumë njerëz", njoftoi policia, duke shtuar se sulmuesi u vra.

“Sulmuesi në rrugën historike Bourbon kishte një dëshirë të madhe për të shkaktuar masakër”, tha zyrtarja e policisë Anne Kirkpatrick.

Sipas të dhënave të deritanishme të shërbimeve të urgjencës, të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra janë lënduar. Kirkpatrick tha se sulmi nuk u parandalua pavarësisht pranisë së më shumë se 300 oficerëve të policisë, duke shtuar se sulmuesi i kapërceu barrikadat e policisë.

Sulmuesi ka qëlluar edhe ndaj forcave të sigurisë, duke plagosur dy policë. "Ai njeri, autori, po qëllonte mbi oficerët tanë nga automjeti i tij kur u përplas. Ata janë në gjendje të qëndrueshme," tha Kirkpatrick.

I dyshuari për të shtënat në New Orleans ka vdekur, tha një zyrtar federal i zbatimit të ligjit për CNN. Indikacionet tregojnë se i dyshuari ka vepruar me dashje, tha zyrtari. FBI dhe policia po kryejnë kontrollin e automjetit për të përcaktuar motivin.

Presidenti amerikan Joe Biden u informua për "lajmin e tmerrshëm se një shofer vrau dhe plagosi dhjetëra njerëz në New Orleans gjatë natës", tha Shtëpia e Bardhë. Presidenti është në kontakt me kryebashkiakun LaToya Cantrell për të ofruar mbështetje.

Zyrtarët lokalë kanë përfunduar një konferencë për shtyp për incidentin që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm.

Një burrë futi një kamion në një turmë njerëzish në një pjesë të njohur të qytetit rreth orës 3:15 të mëngjesit, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, ndërsa të paktën 35 të tjerë morën lëndime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat