Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka gjetur mënyrën për t’u vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Natën e ndërrimit të viteve ai ndryshoi emrin në “Kekius Maximus” në platformën e rrjeteve sociale X që zotërohet po prej tij.
Manjati i teknologjisë dhe një nga njerëzit më të besuar të ctë zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nuk dha ndonjë detaj për emrin e tij të ri apo për imazhin që ka vendosur në foton e profilit, personazhin Pepe Frog që është përdorur në të kaluarën nga grupet e ekstremit të djathtë.
Vetëm kjo lëvizje e Musk ka pasur e efekt në botën kriptomonedhave, duke rritur ndjeshëm vlerën monedhë dixhitale që ka të njëjtin imazh.
Edhe në të kaluarën, Musk ka ndikuar në çmimet e kriptove me komentet e tij në mediat sociale, por nuk është e qartë nëse edhe këtë herë ka qenë ky qëllimi.
Emri “Kekius” duket të jetë një latinizim i fjalës “kek”, që afërsisht përkthehet “qesh me zë të lartë”.
“Kek” është gjithashtu edhe emri i një perëndie të lashtë egjiptiane.
Ndërsa “Maximus” kanë qenë të shumtë ata që e kanë lidhur me personazhin heroik të Russell Crowe në filmin Gladiatori.