PASADENA(LA) CA:Parada e 136-të e Trëndafilave, një traditë e veçantë në të gjithë planetin, në Pasadena - Los Angelos, Kalifornia, nisi të mërkurën ditën e parë të vitit të ri më 1 janar 2025 me moton e bukur "Best Day Ever" "Ditës më të mirë ndonjëherë". Ndërsa, Marshalli i madh i paradës së vitit të ri është Billie Jean King, Zyra e Shërbimeve të Pastrehëve të Union Station "Bee the Solution", me kamiocinën e zbukuruar me trandifila kaloi para duke i prirur karvanit të gjatë në Paradën e Trëndafilave 2025.
Është koha, edhe një herë, për të provuar kujdesin e madh që tregon Los Angelos e atyre të pastrehve, tha organizatori.
Parada e 136-të e Trëndafilave do të niste në orën 08:00 (PST) të mëngjesit, në ditën e e parë të Vitit të Ri dhe përshkon një parakalim përgjatë 5,5 miljeve të rrugëve të Pasadenës përpara një turme të parashikuar prej qindra mijërash, thotë televizioni CBS TV.
Candy Carlson, një zëdhënëse për Turneun e Trëndafilave, tha në një deklaratë për The Times se rreth 950,000 njerëz janë në dy anët e rrugve përgjatë itinerarit 5.5 mile, duke treguar një "kthim të fortë" në madhështin e kësaj parade.
Rritja e vazhdueshme e pjesëmarrjes nënvizon tërheqjen e qëndrueshme të Paradës së Trëndafilave dhe gëzimin që ajo sjell për komunitetin tonë dhe vizitorët nga e gjithë bota," tha Carlson.
Prezantuesit e saj thanë se duke festuar me temën e paradës së këtij viti : "Ditës më të mirë ndonjëherë", rreth 32 karroceri(kamioniçina të zbukuruara me trandafila dhe lulet të freskta, 20 banda muzikore marshimi dhe 16 grupe kalorësish përshkojnë Bulevardin Kolorado, përmes bulevardit "Old Pasadena Blv." Pasadenës së Vjetër".
Në një deklaratë para nisjes së parakalimit të marrshuesve presidenti i Turneut të Trëndafilave, Ed Morales, tha : “Tema e vitit 2025 është përzgjedhur të festoim momentet më të mira të jetës – ato momente të papritura që sjellin një buzëqeshje, ngrohin zemrat tona dhe na mbushin me gëzim… Së bashku, ne festojmë ku kemi qenë dhe atë që presim me padurim në këtë vit të ri. Bëhet fjalë, tha ai për familjen, të dashurit, të dashurat, miqtë dhe komunitetin dhe për atë që duhet të festojmë – dhe për të qenë mirënjohës duke ju shprehur vetëm dashuri me Trandafilin”.
Pasadena qyteti i Trëndafilave
Marshalli i madh i paradës së vitit të ri është përzgjedur Billie Jean King, ikona e tenisit dhe aktivistja e barazisë gjinore që fitoi 20 tituj Wimbledon, 39 tituj Grand Slam dhe tërhoqi një audiencë prej 90 milionë njerëzve në mbarë botën për ndeshjen televizive "Beteja e sekseve" të vitit 1973 në të cilën ajo mundi kampionin e dikurshëm kombëtar të tenisit Bobby Riggs.
Kur ajo u shpall si marshallja e madhe e paradës në tetor, King, një vendase qyteti Long Beach, tha se "është si një ëndërr e realizuar".
"Si fëmijë, Parada vjetore e Turneut të Trëndafilave ishte një punë e madhe në shtëpinë tonë," tha King, e cila sot është 81 vjeç: "Ne flisnim për Paradën e Trandafilave gjatë gjithë vitit. ... E kemi pritur me padurim çdo vit.”
Parada e Trëndafilave, sipas kronisteve filloi në 1890 si një ngjarje promovuese nga Valley Hunt Club, një organizatë sociale, për të treguar motin e famshëm "dimëror" të Pasadenës, e cila është e ngroht se pranvera ndërsa lulëzon nga çelja e Trandafilave.
“Në pjesën më të madhe Amerika, është e mbuluar në borë. Këtu, në Pasadena lulet tona po lulëzojnë dhe portokallet tona janë gati të çelin lulet. Ne mbajmë këtë paradë si një festival për t'i treguar botës për parajsën tonë, "tha Charles F. Holder, një nga drejtuesit e paradës, e cila për herë të parë, është quajtur "Tournament of Roses".
Parada e Trandafilave një traditë nga më të hershmet, ka në qendër të saj karrocat me kuaj të stolisur me lule. Përgatitja, vazhdon disa muaj për t'u zbukuruar karrocerit, ato duhet të mbulohen tërësisht nga materiale natyrore si Trandafilat dhe petalet e luleve të tjera( simbol të dashurisë), degët e misrit dhe grurit( simbole të bereqetit), dhe gjethet e gjelbërta( simbol i paqes dhe jetës)gjithmonë, sipas klubit orgnizator "Tournament of Roses".
Moti në Pasadena në këtë ditë të Vitit të Ri
"Në përgjithësi, është një ditë mjaft e përsosur," tha Mike Wofford, një meteorolog me Shërbimin Kombëtar të Motit në Oxnard.
Parada e Trëndafilave, nuk është mbajtur vetëm dy herë në historinë e saj 136 vjeçare. Ka qenë viti i "dhimbëshëm" viti 2021, kur u anulua për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të pandemisë COVID-19.
Parada e Trandafilave u ri-kthye në vitin 2022, për t'ju ri-ngjallur shpresat njerëzve, duke e rritur edhe pjesëmarrjen .