Masakra në New Orleans, FBI jep detaje të reja nga hetimet: Autori i sulmit terrorist veproi i vetëm

Amerika

Masakra në New Orleans, FBI jep detaje të reja nga hetimet: Autori i sulmit terrorist veproi i vetëm

Më: 2 janar 2025 Në ora: 06:26 Përditësuar në ora: 18:28 më 02.01.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

FBI: Autori i sulmit terrorist në Nju Orlins veproi i vetëm

FBI-ja thotë se besojnë se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve në ditën e Vitit të Ri, ka vepruar i vetëm.

Autoritetet e deklaruan një gjë të tillë në një konferencë për shtyp duke shtuar se nuk ka më rrezik për banorët e Nju Orlinsit. Më herë auroritetet po hetonin nëse autori, Shamsud-Din Jabbar, një shtetas amerikan nga Teksasi dhe ish-rezervist i ushtrisë që kishte shërbyer në Afganistan, kishte pasur bashkëpunëtorë në sulmin, që autoritetet thanë se ishte i paramenduar.

42 vjeçari dukej se ishte frymëzuar nga ISIS-i dhe FBI-ja konfirmoi se ai kishte një flamur të grupit ISIS-it në kamionin që përdori për të goditur turmën. Ai vdiq nga një këmbim zjarri me policinë.

Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se i dyshuari kishte bërë disa veprime vetëm disa orë para sulmit që linin të kuptonin ideologjinë e tij. Presidenti Biden tha se organet e zbatimit të ligjit dhe komuniteti i zbulimit po vazhdojnë të kërkojnë për ndonjë lidhje apo bashkëpunëtor tjetër dhe se hetimi vazhdon të jetë aktiv.

“Ai postoi video në mediat sociale duke treguar se ishte frymëzuar nga ISIS-i, duke shprehur dëshirën për të vrarë. Flamuri i ISIS-it u gjet në automjetin e tij, të cilin e kishte marrë me qira për të kryer këtë sulm. Në automjet janë gjetur edhe eksplozivë të mundshëm dhe aty pranë janë gjetur eksplozivë të tjerë”, tha ai.

Hetuesit kishte gjetur armë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar brenda automjetit. Po ashtu, në lagjen e njohur ku ndodhi shpërthimi, autoritetet kanë gjetur pajisje të tjera shpërthyese në një shtëpi në të cilën kishte rënë zjarr.

Për 18 vjeçarin Zion Parsons, ishte hera e parë në Nju Orlins. Ai tha se skena dukej si zonë lufte.

“Kishte trupa në gjithë rrugën. Të gjithë bërtisnin. Shihje dikë që po përpiqej të shpëtonte dikë tjetër, shikoje njerëz që qanin, pjesë trupash gjithandej. Ishte e dhimbshme të shihja një nga shoqet e mia të ngushta që u godit”, tha ai.

Zona turistike e Nju Orlinsit vazhdon të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Sulmi në Nju Orlins është shembulli i fundit kur një automjet përdoret si armë për të kryer vrasje masive dhe sulmi më vdekjeprurës i frymëzuar nga ISIS në territorin e Shteteve të Bashkuara prej vitesh.

Clara Broekart, një eksperte për grupet terroriste i tha Zërit të Amerikës se në vitin 2024 kishte pasur një rritje të ndjeshme në përpjekjet e frymëzuara nga ISIS globalisht, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.

“Ndonjëherë autori i mundshëm thjesht ishte frymëzuar nga ISIS-i, konsumonte propagandë nga Shteti Islamik dhe synonte të kryente një sulm në mbështetje të Shtetit Islamik. Por kemi parë edhe përpjekje kur persona me bazë në SHBA ishin në kontakt me rekrutuesit e ISIS-it në internet”, thotë ajo.

FBI-ja thotë gjithashtu se nuk kishte lidhje mes sulmit në Nju Orlins dhe një shpërthimi në Las Vegas para hotelit Trump, ku personi brenda makinës gjeti vdekjen./VOA

Çfarë gjeti policia brenda kamionit të sulmuesit?

Policia ka folur për provat që gjeti brenda dhe rreth kamionçinës që u përdor në sulmin në New Orleans.

Një flamur i grupit Shteti Islamik ishte gjetur brenda kamionçinës pas sulmit, sipas FBI-së. Ata tani thonë se po hetojnë sulmin si një "akt terrorizmi".

Në kamionçinë u gjetën pajisje të dyshuara shpërthyese, si dhe në vende të tjera në lagjen French Quarter të qytetit, çka i çoi policinë të pyesin nëse sulmuesi ka vepruar vetëm.

Policia gjeti gjithashtu një armë të gjatë me një "pajisje shuarëse", e cila vepronte si një silenciator.

Shpërthimi i Cybertruck pranë Trump Tower mund të lidhet me sulmin në New Orleans

Autoritetet po hetojnë një lidhje mes shpërthimit të një Cybertruck në Las Vegas dhe sulmit terrorist në New Orleans.

Në Las Vegas, automjeti shpërtheu në hyrje të Trump Tower, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe plagosjen e shtatë personave.

The Telegraph raporotn se, shpërthimi ndodhi pasi automjeti ndaloi në zonën e valetit dhe u përfshi nga flakët, me zhurma të fuqishme dhe shpërthime të njëpasnjëshme.

Në pjesën e pasme të automjetit u gjetën fishekzjarre dhe kanistra me lëndë djegëse, të cilat besohet se shkaktuan shpërthimin.

Automjeti ishte marrë me qira përmes aplikacionit Turo, i cili ishte përdorur edhe nga terroristi i New Orleans, Shamsud-Din Jabbar, që vrau 15 persona me një kamion.

Autoritetet po shqyrtojnë nëse dy ngjarjet lidhen përmes përvojës ushtarake të të dyshuarve.

Elon Musk konfirmoi se shpërthimi nuk kishte lidhje me automjetin Tesla, por me lëndët shpërthyese të vendosura në të.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivet dhe lidhjet mes dy incidenteve.

Çfarë duhet të dini për grupin e Shtetit Islamik

Dje, FBI-ja konfirmoi në një deklaratë se ishte gjetur një flamur i grupit të Shtetit Islamik (IS) brenda kamionit që u përdor për të goditur një turmë të madhe në New Orleans.

Autoritetet tani thonë se po hetojnë një lidhje të mundshme midis të dyshuarit në sulm, Shamsud-Din Jabbar, 42 vjeç, dhe grupit IS.

Grupi pati një ngritje të shpejtë rreth një dekade më parë, duke marrë territore të mëdha në Siri dhe Irak. Tani, grupi ka anëtarësi në disa kontinente, por ka një udhëheqje të pakët që është e vendosur në Siri.

Shumica e sulmeve të realizuara në emër të grupit ndodhin në Afrikën sub-sahariane, me një degë të quajtur IS-Khorasan Province (ISKP) që operon në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Në kulmin e tij, IS incitoi sulme me shumë viktima në Evropë, përfshirë sulmin në sallën e koncerteve Bataclan në Paris në vitin 2015, ku humbën jetën 130 persona.

Grupi përdor mediat sociale për të nxitur dhunë, duke thirrur së fundmi për hakmarrje për luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gazë.

Pothuajse asgjë nuk dihet për liderët aktualë të grupit.

Rruga e zënë për këmbësorë në Nju Orlins, ku po riparoheshin kolonat e sigurisë, iu përshtatet sulmuesit me kamion

Nënkryetari i Këshillit të Qytetit të Nju Orlins u takua me kolegët tanë nga Newsday mëngjesin e sotëm dhe tregoi se si banorët e qytetit janë "të shkatërruar" pasi një burrë drejtoi një kamion në një turmë që festonte Vitin e Ri, raporton BBC transmeton "Bota sot".

Rruga Bourbon, ku ndodhi sulmi, "është sinonim i Nju Orlins, Mardi Gras dhe festimeve," thotë JP Morrell.

Ai shpjegon se qyteti kishte punuar vazhdimisht për të forcuar mbrojtjen e tij pas 11 Shtatorit, duke bashkëpunuar me qeverinë federale për të parandaluar sulme të mundshme.

"Ky është pjesërisht arsyeja pse [ky sulm] ishte kaq i tronditshëm, sepse nuk ishte sikur ne të ishim të papërgatitur dhe të mos dinim se diçka e tillë mund të ndodhte."

Një nga masat që ishte zbatuar ishte një sistem kolonash për të bllokuar qasjen e automjeteve në mes të rrugëve të zëna për këmbësorë.

Morrell shpjegon këtë mëngjes se ky sistem ishte në proces riparimi para Superkupës kur ndodhi sulmi.

Projekti për të hequr dhe zëvendësuar kolonat e çelikut përgjatë rreth tetë blloqeve të Rrugës Bourbon filloi në nëntor, sipas faqes së qytetit.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse kryqëzimi ku kamioni kaloi me shpejtësi ishte aktivisht nën ndërtim ose nëse projekti i zëvendësimit krijoi një dobësi.

Kush ishte Shamsud-Din Jabbar, autori i vrasjes së 15 personave në New Orleans?

Shamsud-Din Jabbar, një veteran i Ushtrisë dhe qytetar i SHBA-së nga Texas, është identifikuar nga FBI si i dyshuari në sulmin e së mërkurës në New Orleans.

Sipas një profili LinkedIn që tani është hequr, 42-vjeçari kishte punuar në role të ndryshme në Ushtrinë e SHBA-së, përfshirë në burimet njerëzore dhe IT, para se të lirohej. Ai ishte dislokuar në Afganistan nga shkurti i vitit 2009 deri në janar të vitit 2010, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Ai studioi në Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë nga 2015 deri në 2017, ku u diplomua me një diplomë në sisteme informacioni kompjuterik.

Jabbar ishte martuar dy herë. Martesa e tij e parë mbaroi në vitin 2012, ndërsa e dyta zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Ai gjithashtu duket se ka punuar në pasuri të paluajtshme, por licenca e tij kishte skaduar në vitin 2021. Ai kishte një rekord kriminal, që lidhej me shkelje trafiku dhe vjedhje.

Një flamur i lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) u gjet në automjetin që ai po drejtonte, dhe FBI tha se po hetonte lidhjet e mundshme të Jabbar me grupe terroriste.

Biden e quan sulm të neveritshëm vrasjen e 15 njerëzve në New Orleans

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, mbrëmë iu drejtua amerikanëce e quajtur sulmin në Neë Orleans “të neveritshëm”.

“Për të gjitha familjet e atyre që u vranë, për të gjithë ata që u plagosën, për të gjithë njerëzit në Neë Orleans që janë në pikëllim, dua që ju ta dini se unë bashkëndjejë me ju”, tha ai.

Biden vazhdon duke thënë se ai është informuar nga autoritetet për sulmin në fjalë.

Ai thotë se FBI i ka thënë se i dyshuari kishte ngarkuar video në mediat sociale “vetëm pak orë para sulmit” duke treguar se ai ishte frymëzuar nga ISIS-i dhe duke shprehur një “dëshirë për të vrarë”, shkruan BBC

 

"Sulmuesi terrorist" i New Orleans Shamsud-Din Jabbar kishte flamurin e ISIS-it në kamion

 

Sulmuesi i dyshuar terrorist që vrau të paktën 15 persona në New Orleans është identifikuar – ndërsa emrat e viktimave kanë filluar të dalin, përcjell Bota sot.

FBI tha se Shamsud-Din Jabbar, 42 vjeç, vdiq në një shkëmbim zjarri me policinë dhe ishte lindur dhe rritur në Amerikë.

Partneri amerikan i Sky NBC News mori një fotografi të tij nga zyrtarët në Teksas, ku ai jetonte.

Jabbar voziti një kamion-kap rreth barrierave dhe u përplas me një turmë që festonte Vitin e Ri herët të mërkurën.

Një shkop i bardhë - që besohet se mbante një flamur të zi të ISIS - mund të shihet në pjesën e pasme të kamionit.

Dhjetra u plagosën gjithashtu në atë që FBI po e trajton si terrorizëm pasi një flamur i Shtetit Islamik (ISIS) u gjet në pjesën e pasme të automjetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:15 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Canal dhe Bourbon në lagjen franceze të qytetit, një zonë e njohur për turistët.

------

I dyshuari në sulmin vdekjeprurës të në natën e ndërrimit të viteve në New Orleans kishte një flamur të ISIS-it në momentin e incidentit, thonë burimet për CNN.

Pas sulmit tragjik që la të vdekur 15 persona, pajisje të shumta shpërthyese u gjetën në një arkë në kamionçinën që autori përdori në sulm.

FBI, e cila drejton hetimin, ka thënë se po e heton ngjarjen si një “akt terrorizmi”.

Hetuesit po shqyrtojnë çdo bashkëpunëtor të mundshëm të të dyshuarit, si dhe pikëpamjet politike apo fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste.

Autori goditi qëllimisht me kamion turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, duke lënë të paktën 15 viktima dhe 35 të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat