Në ditën e fundit të punës, gjyqtari vetëvritet në sallën e gjyqit në Georgia

Amerika

Në ditën e fundit të punës, gjyqtari vetëvritet në sallën e gjyqit në Georgia

Më: 2 janar 2025 Në ora: 08:28
Stephen Yekel

Gjyqtari nga shteti federal i Georgias, Stephen Yekel, ka kryer vetëvrasje duke e qëlluar veten në kokë në sallën e gjyqit ku punonte.

Yekel (74) u gjet i vdekur në ditën e fundit të punës, pasi kishte humbur mundësinë për të kandiduar për një mandat të ri, raportoi WSAV.

Trupi i Yekel u gjet nga një zëvendës-sherif rreth orës 10:00 në sallën e gjyqit të qarkut Effingham. Hetuesit besojnë se ai ka vdekur vonë mbrëmjen e së hënës ose herët të martën në mëngjes, shkruan nbcnews.

Vdekjen po e heton Zyra e Sherifit të Qarkut Effingham dhe Zyra e Hetimeve të Shtetit të Georgias (GBI).

Yekel ishte emëruar në sallën e gjyqit të shtetit në vitin 2022. Së fundmi, ai kishte tentuar të dorëhiqej nga kjo pozitë, por guvernatori i Georgias, Brian Kemp, ia kishte refuzuar kërkesën, raportoi WJCL.

Sipas informacionit nga WTOC, Yekel ishte përballur edhe me një padi nga punonjësja e gjykatës Lisa Crawford, e cila pretendonte se ishte pushuar padrejtësisht nga puna. Në padinë e saj, ajo tha se Yekel e kishte pushuar për të punësuar stafin e tij pas marrjes së pozitës.

Yekel, i cili ishte i martuar dhe babai i katër fëmijëve, kishte punuar më parë si ndihmës prokuror në qarkun Chatham dhe si agjent special për Njësinë e Alkoolit dhe Duhanit të shtetit të Georgias.

Ndryshe, salla e gjyqit ka qenë e mbyllur që kur u gjet trupi i Yekel, dhe puna e përditshme do të rifillojë më 2 janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat