Të shtëna jashtë një klubi nate në Nju Jork, të paktën 11 të plagosur

Amerika

Të shtëna jashtë një klubi nate në Nju Jork, të paktën 11 të plagosur

Më: 2 janar 2025 Në ora: 09:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, Nju Jork, kanë mbetur të paktën 11 persona të plagosur.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë, shkruajnë mediat e huaja.

Siç bëhet e ditur më tej, të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

Incidenti përkoi me një sulm vdekjeprurës në New Orleans në ditën e Vitit të Ri, ku 15 u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një automjet “u përplas” në një turmë.

Policia shkëmbeu me armë zjarri me të dyshuarin, i cili u qëllua për vdekje gjatë konfrontimit, thanë burimet për New York Times.

Ndërkohë, Në Las Vegas, një Tesla Cybertruck i marrë me qira, u përfshi nga flakët jashtë hotelit Trump International të mërkurën në mëngjes.

Shpërthimi rezultoi në një të vdekur dhe shtatë të plagosur, me autoritetet duke e hetuar atë si një akt të mundshëm terrorizmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat