Kush ishte Shamsud-Din Jabbar, autori i vrasjes së 15 personave në New Orleans?

Amerika

Kush ishte Shamsud-Din Jabbar, autori i vrasjes së 15 personave në New Orleans?

Nga: M.L. Më: 2 janar 2025 Në ora: 09:59
Shamsud-Din Jabbar

Shamsud-Din Jabbar, një veteran i Ushtrisë dhe qytetar i SHBA-së nga Texas, është identifikuar nga FBI si i dyshuari në sulmin e së mërkurës në New Orleans.

Sipas një profili LinkedIn që tani është hequr, 42-vjeçari kishte punuar në role të ndryshme në Ushtrinë e SHBA-së, përfshirë në burimet njerëzore dhe IT, para se të lirohej. Ai ishte dislokuar në Afganistan nga shkurti i vitit 2009 deri në janar të vitit 2010, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

Ai studioi në Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë nga 2015 deri në 2017, ku u diplomua me një diplomë në sisteme informacioni kompjuterik.

Jabbar ishte martuar dy herë. Martesa e tij e parë mbaroi në vitin 2012, ndërsa e dyta zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Ai gjithashtu duket se ka punuar në pasuri të paluajtshme, por licenca e tij kishte skaduar në vitin 2021. Ai kishte një rekord kriminal, që lidhej me shkelje trafiku dhe vjedhje.

Një flamur i lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) u gjet në automjetin që ai po drejtonte, dhe FBI tha se po hetonte lidhjet e mundshme të Jabbar me grupe terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat