Autoritetet po hetojnë një lidhje mes shpërthimit të një Cybertruck në Las Vegas dhe sulmit terrorist në New Orleans.
Në Las Vegas, automjeti shpërtheu në hyrje të Trump Tower, duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe plagosjen e shtatë personave.
The Telegraph raporotn se, shpërthimi ndodhi pasi automjeti ndaloi në zonën e valetit dhe u përfshi nga flakët, me zhurma të fuqishme dhe shpërthime të njëpasnjëshme.
Në pjesën e pasme të automjetit u gjetën fishekzjarre dhe kanistra me lëndë djegëse, të cilat besohet se shkaktuan shpërthimin.
Automjeti ishte marrë me qira përmes aplikacionit Turo, i cili ishte përdorur edhe nga terroristi i New Orleans, Shamsud-Din Jabbar, që vrau 15 persona me një kamion.
Autoritetet po shqyrtojnë nëse dy ngjarjet lidhen përmes përvojës ushtarake të të dyshuarve.
Elon Musk konfirmoi se shpërthimi nuk kishte lidhje me automjetin Tesla, por me lëndët shpërthyese të vendosura në të.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivet dhe lidhjet mes dy incidenteve.