NEW YORK CITY (2 janar 2025)–: Para se të agonte mëngjesi të Mërkurën, dita e parë e vitit simbas policisë New York City, kishte dy vrasjet e para të vitit 2025.
E para ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit, kur një burrë u godit në qafë me thikë, jashtë një shitorje (Deli) në West 137th Street dhe Lenox Avenue në Harlem.
Viktima u shqiptua i vdekur në Spitalin Harlem aty pranë, tha policia.
Ndërsa po sipas saj një i dyshuar për këtë vrasje u vetdorzua në polici në stacionin policor 26 -të, në një kohë të shkurtër pasi ndodhi vrasja.
Personi i vet/dorzuar nuk ka treguar asgjë deri tani për atë që e nxiti sulmin.
Ndërsa, rreth një orë pas këtij incidenti,në Harlem një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish në qytetin e Bronxit.
Videoja e bankës App Citizen filmoi skenën në East Street 170 dhe Avenue Teller në seksionin Claremont.
Policia thotë se 46-vjeçari Mario Fowler u gjet i shtrirë në rugë me plagë të shkatuara me armë zjarri në të dy këmbët.
Ai u dërgua në Spitalin Sant Barnabas, ku u shqiptua i vdekur.
Dëshmitarët okularë i thanë policisë se personi i armatosur ishte i veshur në të gjithë të zeza me një maskë skish.
10 të plagosur nga të shtënat me armë pranë një klubi privat në Nju Jork
10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë të vitit të ri, njoftoi policia e Nju Jorkut të enjten në mëngjes.
Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.
Autoritetet thanë se 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit
Sa për vitin 2024, NYPD thotë se vrasjet ishin ulur në 5% krahasuar me atovtë ndodhura në 2023, që ka pasur gjatë gjithë vitit 376 vrasje.
Policia e Nju Jorkut- NYPD tha se numëri i të shtënave me armë zjarrri apo armë të "ftohta" ishin ulur në 8%, dhe numri i viktimave të vrasjve vetëm me armë zjarri ra në 5% në të pesta lagjet e qytetit të Nju Jorkut.