Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të Nju Jorkut

Amerika

Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të Nju Jorkut

Më: 5 janar 2025 Në ora: 11:37
Qendra e Nju Jorkut.

Zyrtarët e Nju Jorkut kanë vendosur tarifë për makinat që hyjnë në qendër të qytetit - masa e parë të tillë në ndonjë qytet në Shtetet e Bashkuara.

Shoferët e makinave do të paguajnë 9 dollarë në ditë, dhe tarifa do të dallojë varësisht prej mjetit ngasës dhe orarit të qarkullimit.

Hyrja do të jetë me pagesë në qarkun e parkut qendror, dhe pjesën e vizituar aq shumë nga turistët, rreth ndërtesës Empire State, afër Sheshit Times, dhe qarkut financiar – Wall Street.

Kjo skemë synon t'i zvogëlojë problemet e mëdha me trafik në Nju Jork dhe të mbledhë miliarda dollarë për rrjetin publik të transportit, ndonëse është kritikuar ashpër nga banorët e Nju Jorkut, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund kësaj skeme kur të marrë zyrtarisht pushtetin këtë muaj.

Kundërshtime të mëdha kanë pasur edhe asociacionet e kompanive të taksive.

Vitin e kaluar, qyteti i Nju Jorkut është shpallur qyteti me zonën urbane më të ngarkuar, për të dytin vit me radhë.

Makinat në qendrën e qytetit, Manhatan, kanë votuar me shpejtësi 17 kilometra në orë, në periudhën e pikut të qarkullimit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat