Justin Trudeau pritet të japë dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë

Amerika

Justin Trudeau pritet të japë dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë

Më: 6 janar 2025 Në ora: 15:43
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, mund të njoftojë dorëheqjen e tij brenda pak ditësh.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai po shqyrton largimin si lider i Partisë Liberale, duke përmbyllur nëntë vite si kryeministër.

Largimi i muajit të kaluar i ministrit të Financave, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat, dhe rënia e popullaritetit të tij në sondazhe, e kanë vënë Trudeau-n dhe partinë e tij përballë një rreziku të humbjes në zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat