Danimarka duhet t'ia dorëzojë Grenlandën SHBA-së 'për botën e lirë', thotë Trump

Amerika

Danimarka duhet t'ia dorëzojë Grenlandën SHBA-së 'për botën e lirë', thotë Trump

Nga: A.SH Më: 7 janar 2025 Në ora: 18:51
Donald Trump

Trump tani po argumenton se Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda "për botën e lirë".

Siç kemi raportuar, Trump ka thënë tashmë se SHBA duhet të zotërojë ose kontrollojë Grenlandën, e cila është një territor autonom i Danimarkës, përcjell Bota sot.

"Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë," thotë ai.

Njerëzit "nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore" për Grenlandën, shton ai, por "nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë".

"Nuk ju duhen as dylbi," thotë ai, duke pretenduar se mund të shihni anijet ruse dhe kineze "gjithkund".

Ai gjithashtu pretendon se popullsia e Grenlandës do të votonte ose për pavarësinë ose për t'u bashkuar me SHBA-në dhe paralajmëron se do të godasë Danimarkën me tarifa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat