Trump tani po argumenton se Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda "për botën e lirë".
Siç kemi raportuar, Trump ka thënë tashmë se SHBA duhet të zotërojë ose kontrollojë Grenlandën, e cila është një territor autonom i Danimarkës, përcjell Bota sot.
"Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare, këtë më kanë thënë për një kohë të gjatë," thotë ai.
Njerëzit "nuk e dinë vërtet nëse Danimarka ka të drejtë ligjore" për Grenlandën, shton ai, por "nëse e dinë, ata duhet të heqin dorë nga ajo për botën e lirë".
"Nuk ju duhen as dylbi," thotë ai, duke pretenduar se mund të shihni anijet ruse dhe kineze "gjithkund".
Ai gjithashtu pretendon se popullsia e Grenlandës do të votonte ose për pavarësinë ose për t'u bashkuar me SHBA-në dhe paralajmëron se do të godasë Danimarkën me tarifa.