Panamaja ka këmbëngulur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është “i panegociueshëm” pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump refuzoi të përjashtonte mundësinë e pushtimit të tij nga forca ushtarake.
Trump e bëri komentin gjatë një konference për shtyp të martën, në të cilën ai gjithashtu deklaroi në mënyrë të rreme se Kanali i Panamasë po operohej nga ushtarë kinezë.
Ministri i Jashtëm i Panamasë, Javier Martínez-Acha u përgjigj duke thënë se “të vetmet duar që operojnë kanalin janë panamezët dhe kështu do të qëndrojë”.
Kanali i Panamasë u menaxhua nga SHBA për dekada, por sipas një traktati të nënshkruar nga presidenti i ndjerë i SHBA, Jimmy Carter në 1977, ai iu dorëzua panamezëve më 31 dhjetor 1999.