Kanali i Panamasë qëndron në duart tona, i thotë Trumpit ministri panamez

Amerika

Kanali i Panamasë qëndron në duart tona, i thotë Trumpit ministri panamez

Më: 8 janar 2025 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Panamaja ka këmbëngulur se sovraniteti i saj mbi Kanalin e Panamasë është “i panegociueshëm” pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump refuzoi të përjashtonte mundësinë e pushtimit të tij nga forca ushtarake.

Trump e bëri komentin gjatë një konference për shtyp të martën, në të cilën ai gjithashtu deklaroi në mënyrë të rreme se Kanali i Panamasë po operohej nga ushtarë kinezë.

Ministri i Jashtëm i Panamasë, Javier Martínez-Acha u përgjigj duke thënë se “të vetmet duar që operojnë kanalin janë panamezët dhe kështu do të qëndrojë”.

Kanali i Panamasë u menaxhua nga SHBA për dekada, por sipas një traktati të nënshkruar nga presidenti i ndjerë i SHBA, Jimmy Carter në 1977, ai iu dorëzua panamezëve më 31 dhjetor 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat