Los Angelesi ende është në flakë.
Të paktën 11 persona kanë vdekur deri më tani gjatë fatkeqësisë, ndërsa mijëra ndërtesa janë shkatërruar, shkruan skynews.
Ja një përditësim mbi zjarret:
Palisades: Të paktën 21,596 hektarë të prekur nga zjarri, 8% të kontrolluar;
Eaton: Të paktën 14,117 hektarë të prekur nga zjarri, 3% të kontrolluar;
Hurst: Të paktën 771 hektarë të prekur nga zjarri, 70% të kontrolluar;
Lidia: Të paktën 395 hektarë të prekur nga zjarri, 98% të kontrolluar;
Kenneth: Të paktën 1,052 hektarë të prekur nga zjarri, 50% të kontrolluar;
Archer: Të paktën 19 hektarë të prekur nga zjarri, 0% të kontrolluar.
Ndryshe, Los Angeles dhe rrethina e këtij qyteti në SHBA prej disa ditësh po luftojnë zjarret shkatërruese, në të cilat humbën jetën të paktën dhjetë persona dhe më shumë se 179 mijë u evakuuan.
Zjarrfikësit po përballen me probleme të mëdha me kontrollimin e zjarreve për faktin se në këtë pjesë të SHBA-së po mbaron ndjeshëm uji.