CALIFORNIA : Tërmeti tronditi Kaliforninë, dje në mêngjes, ndërsa shteti po lufton dy emergjenca njëherësh me zjarre vdekjeprurëse në Los Anxhelos dhe tremeti në San Francisko
Sipas CBS Tv , thuhet se tërmeti ishte 3.7 ballë dhe ka goditur një zonë në San Francisko, ndërsa shteti tashmë po luftonte me zjarret shkatërruese që lanë të vdekur 10 njerëz dhe kanë shkatërruar mbi 10,000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.
Fatkeqësia e dytë natyrore erdhi tha shtypi amerikan pasi kalifornianët thuhet se po kërkojnë llogari nga guvernatori Gavin Newsom, ndërkohë, që kritikat nuk munguan edhe nga presidenti Trump, i cili më datën 20 janar bën edhe betimin si presidenti i 47- i SHBA.
Trump u tha se i bëri thirrje që Newsom të japë dorëheqjen të mërkurën pasi e akuzoi atë për bllokimin e një ligji në lidhje me përmbytjet.
Presidenti i zgjedhur tha se Newsom, ishte më i përqendruar në shpëtimin e "peshqve të pavlerë" sesa te “gabimet” e tij.
Sipas të dhênave të deritanishme thuhet se dëmet totale dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga zjarret pyjore që u përhapen për shkak të erërave të forta në shtetin e Kalifornisë pritet të jenë midis 57 dhe 60 miliardë dollarë.
Shtëpitë e të famshëmve miliona dollarshe janë djegur, duke përfshirë ato të “A-listers”si Paris Hilton, Billy Crystal dhe Anthony Hopkins, e tjera.
Zjarret apokaliptike në Los Anxhelos detyruan mbi 180,000 banorë të largohen ndërsa zjarrfikësit luftuan disa ditê për të kontrolluar flakët që u favorizuan nga era.
CBS Tv tha se shteti (Kalifornia) tani po trajton dy fatkeqësi njëherësh pas tërmetit me magnitudë 3.7 ballë që tronditi San Franciskon të premten në mëngjes.
Deri tani u tha se nuk ka raportime për dëme apo lëndime, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të San Franciskos.
"Unë urdhërova qeverinë të hyjë në veprim menjëherë këtë mëngjes dhe reaguesit tanë të parë kanë dalë në të gjithë qytetin duke siguruar fillimisht jetên e banorëve tanë, në SF”, tha Guvernatori Gevin Newson.
Sipas një harte nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, tërmeti dukej se vinte nga gjiri i San Andreas.