Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump, njoftoi zyra e saj të martën.
“Ish-presidenti Barack Obama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-zonja e parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm”, thuhet në deklaratë, megjithatë, nuk është dhënë asnjë arsye për mungesën e saj.
Michelle Obama gjithashtu nuk mori pjesë në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter javën e kaluar. Barak Obama, George W. Bush, Laura Bush dhe Bill dhe Hillary Clinton, presidenti Joe Biden dhe Jill Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump dhe gruaja e tij Melania, ishin të pranishëm në ceremoni.
Sipas NBC News, Michelle Obama ka marrë pjesë në çdo inaugurim që nga inaugurimi i bashkëshortit të saj në vitin 2009, duke përfshirë atë të Trumpit kur ai pasoi Obamën në 2017.