Kuba filloi lirimin e të burgosurve si pjesë e negociatave me Vatikanin

Amerika

Kuba filloi lirimin e të burgosurve si pjesë e negociatave me Vatikanin

Më: 16 janar 2025 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Kuba ka nisur lirimin e disa të burgosurve si pjesë e bisedimeve me Vatikanin dhe një ditë pasi administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi planet për të hequr Kubën nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit.

Sipas raporteve nga grupet civile kubane, më shumë se një duzinë njerëz të dënuar për krime të ndryshme u liruan gjatë ditës, dhe mes tyre ishin disa që u arrestuan gjatë protestave në vitin 2021, raportoi AP.

Të martën, qeveria amerikane njoftoi Kongresin për qëllimin e saj për të hequr Kubën nga lista, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Vatikani. Autoritetet kubane kanë thënë se do të lirojnë disa nga ata njerëz përpara se administrata e Biden të përfundojë mandatin e saj më 20 janar.

Pak orë më vonë, Ministria e Punëve të Jashtme Kubane njoftoi se qeveria kishte informuar Papa Françeskun se do të lironte gradualisht 553 të burgosurit, ndërsa autoritetet do të shqyrtonin mënyra ligjore dhe humanitare për zbatimin e planit.

Kuba nuk e lidhi lirimin e të burgosurve me vendimin e SHBA-së, por theksoi se ishte pjesë e “jubileut 2025”, shpallur nga Papa, i cili zhvillohet çdo 25 vjet, kur besimtarët shkojnë në pelegrinazh në Romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat