Konsiderohej e vdekur prej kohësh nga autoritetet, ja si e zbuloi lajmin shokues qytetarja

Amerika

Konsiderohej e vdekur prej kohësh nga autoritetet, ja si e zbuloi lajmin shokues qytetarja

Më: 17 janar 2025 Në ora: 23:56
Nicole Paulino

Nicole Paulino, nga Gaithersburg zbuloi se konsiderohej e vdekur pasi aplikoi për të rinovuar patentën.

Ajo tha se mbeti “e frikësuar dhe e befasuar” pasi një tekst që e informonte se kishte vdekur zyrtarisht u shfaq në sistemin e Administratës së Automjeteve Motorike të Maryland.

“Me sa duket paskam vdekur. U tremba pak të them të drejtën dhe u çudita, sepse siç po e shikoni jam gjallë këtu para jush”, tha ajo për SkyNews.

Zyrtarët më pas e informuan Paulinon se nuk mund të rinovonte licencën e saj, përpara se të merrte një letër nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së që e përshkruante atë si një “taksëpaguese e vdekur”.

Sigurimi shëndetësor për nënën dhe tre fëmijët e saj u anulua, duke shkaktuar një mori faturash mjekësore dhe duke e lënë atë të paaftë për të marrë medikamentin që i duhej për astmën e saj.

“Kjo me të vërtetë më ka tronditur. Më ka ndikuar shumë. Ka ndikuar në shëndetin tim, në shëndetin tim mendor”, tha Paulino, përpara se të shpërthente në lot.

Më pas ajo mori një telefonatë nga zyrtarët e Sigurimeve Shoqërore, të cilët i thanë se gabimi ishte rezultat i një gabimi shtypi.

Sipas përfaqësuesit, një zyrë funerali u përpoq të raportonte dikë tjetër të vdekur, por mori një shifër të gabuar në numrin e Sigurimeve Shoqërore, duke paraqitur numrin e Paulinos.

Administrata e Sigurimeve Shoqërore tha që të dhënat e saj ishin shumë të sakta dhe se më pak se 0.33% e më shumë se tre milionë raporteve të vdekjeve që merrnin çdo vit u korrigjuan më vonë, duke sugjeruar se rreth 10,000 raporte ishin të gabuara çdo vit.

Paulino tha se pas kërkimeve, ajo mori një letër nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore duke thënë se gabimi ishte korrigjuar dhe se ajo ishte sërish zyrtarisht “gjallë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat