Biden fali edhe pesë persona të tjerë

Amerika

Biden fali edhe pesë persona të tjerë

Më: 19 janar 2025 Në ora: 18:46
Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden

Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden ka falur pesë persona, duke përfshirë aktivistin e ndjerë të të drejtave civile, Marcus Garvey, ndërsa ua lehtësoi dënimin dy personave, tha Shtëpia e Bardhë.

Garvey, i cili vdiq në vitin 1940, ishte një aktivist i të drejtave civile i dënuar për mashtrim me postë në vitin 1923 dhe i dënuar me pesë vjet burg. Dënimi u ndryshua në vitin 1927 nga presidenti Calvin Coolidge.

Organizatat e të drejtave të njeriut i vlerësojnë Garvey-t si njeriu i parë që organizoi një lëvizje masive mes afrikano-amerikanëve. Shtëpia e Bardhë tha se ai themeloi kompaninë e anijeve Black Star Line dhe një shoqatë që festonte historinë dhe kulturën afrikane, Shoqatën Universal Negro Improvement.

Të tjerët të falur përfshijnë Darryl Chambers, një avokat për parandalimin e dhunës me armë i cili u dënua për një krim jo të dhunshëm të lidhur me drogën dhe avokatin e imigracionit Ravidath "Ravi" Ragbir, i cili gjithashtu u dënua për një krim jo të dhunshëm në 2001, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden ua ndryshoi dënimet dy personave të dënuar në vitet 1990, të cilët ai i vlerësoi për rehabilitimin e tyre të jashtëzakonshëm: Robin Peoples dhe Michelle West. Biden e fali edhe djalin e tij më herët.

Sot është dita e fundit e plotë e Joe Biden si president, pasi nesër ia dorëzon detyrën pasardhësit të tij, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat