Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trahtimin e sfidave globale.
Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.
Congratulations to Donald Trump on his second term inauguration.
The transatlantic bond has brought prosperity and strength to both sides of the Atlantic.
Together, we are stronger and safer to tackle global challenges.
Trump, i cili vitin e kaluar u mbijetoi dy tentativave për ta vrarë, tha se “Zoti e ka shpëtuar jetën e tij” për ta bërë Amerikën sërish madhështore.
“Unë qëndroj para jush si dëshmi se nuk duhet besuar se diçka është e pamundur për t’u bërë. Në Amerikë, të pamundurën ne e bëjmë më së miri”, tha Trump.
Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Amerika nuk do të frikësohet.
“E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, tha Trump.
"Ne po e marrim Kanalin e Panamasë nga Kina"
Donald Trump i drejtohet Kanalit të Panamasë.
"Kina po operon Kanalin e Panamasë - dhe ne nuk ia dhamë Kinës, ia dhamë Panamasë," thotë ai.
"Po e marrim mbrapsht."
Dhe siç pritej, presidenti i ri thotë gjithashtu se Gjiri i Meksikës do të riemërohet Gjiri i Amerikës.
"Dhe ne do të rivendosim emrin e një presidenti të madh, William McKinley, në "Mount McKinley", ku duhet të jetë dhe ku i takon," thotë ai, duke anuluar një vendim të marrë nga Barack Obama për ta quajtur atë "Denali" kur ai ishte. president.
“Nga sot ka vetëm dy gjini, femër dhe mashkull”/ Donald Trump në fjalim e parë si president: Nuk ka racizëm, vetëm meritë
Donald Trump u betua si president i SHBA-së. Në fjalimin e tij ai bëri disa zotime.
“Inflacioni është shkaktuar nga shpenzimet e jashtëzakonshme nga rritja e çmimit të energjisë dhe sot do të deklaroj një emergjencë kombëtare për energjinë. Do të shpoj sa më shumë puse nafte. Amerika do të jetë një vend prodhues dhe ne kemi atë që vendet e tjera s’do e kenë kurrë, sasinë më të madhe të naftës dhe gazit dhe ne do e përdorim. Do të ulim çmimet dhe do të mbushim rezervat strategjike dhe do të eksportojmë energji amerikane kudo në botë. Ai ar që është nën këmbët tona do të na ndihmojë. Do ti japim fund marrëveshjeve të paligjshme. Ju do të blini automjetin që ju dëshironi dhe do ndërtojmë automobil si kurrë më parë dhe faleminderit për punën tuaj.
Do ndihmojmë familjet amerikane, jo ti taksojmë. Do taksojmë vendet e tjera për të ndihmuar familjen amerikane. Ëndrra amerikane do rikthehet sërish, administrata ime do vendos një departament të ri për efikasitetin e qeverisjes. Pas kaq shumë vitesh përpjekjesh të paligjshme kundër lirisë së shprehjes do të shkruaj një ligj për ti dhënë fund censurës dhe për të kthyer lirinë e fjalës në Amerikë.
Nuk do të përdorim kurrë pushtetin për të luftuar kundërshtarin nuk do ndodhë kurrë në lidershipin tim. Do të kthejmë ligjin dhe rendin. Do të forcojmë një shoqëri që i jep fund racizmit dhe bazohet te merita. Nga sot do të kemi parasysh, do të kemi dy gjini mashkull dhe femër”-u shpreh Trump.
Për inflacionin dhe energjinë...
Trump foli edhe për trajtimin e inflacionit dhe të rritjes së kostos së energjisë - gjë që ishte pikë qendrore e fushatës së tij.
Ai tha se do t’i udhëzojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre “për të mposhtur inflacionin” dhe “për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet”.
Ai përsëriti premtimin e mëhershëm se administrata e tij do t’i shtojë shpimet për naftë dhe gaz në tokën amerikane.
“Amerika do të jetë komb prodhues sërish”, tha Trump, duke shtuar se vendi i tij “ka më shumë naftë dhe gaz natyror se çdo vend tjetër në tokë”.
Trump foli edhe për planet e tij për industrinë e automobilave, duke thënë se Amerika do të prodhojë sërish automobila “me një ritëm që askush nuk mund ta ketë ëndërruar vetëm disa vite më parë”.
“Sot do miratoj një emergjencë kombëtare”/ Trump paralajmëron emigrantët: Nga nesër, do largoheni nga vendi ynë
Gjatë fjalimit të tij të parë si Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi emigrantët se do të kthehen në vendet e tyre.
Ai u shpreh se nga sot do të firmoste disa urdhra, njëri prej tyre për të vendosur trupa në kufirin me Meksikën, për të mos lejuar më hyrje të paligjshme në vend.
“E kam dëgjuar zërin tuaj në fushatë dhe mezi pres të punoj me ju në vitet e ardhshme. Sot është dita e Martin Luther King dhe sot do e bëjmë ëndrrën e tij realitet.
Uniteti kombëtar tani po kthehet në Amerikë. Administrata jonë do të kurorëzohet nga suksesi i jashtëzakonshëm. Ne nuk do e harrojmë Perëndinë tonë. Faleminderit Zot. Sot do të nënshkruaj disa urdhra ekzekutiv. Me këto veprime do të nisim një revolucion.
Së pari do të miratoj një emergjencë kombëtare në jug të kufirit tonë. Të gjithë hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të rikthejmë miliona emigrantë të paligjshëm që ndodhen në vendin tonë. Do të vendos trupa në kufirin jugor për t’u përballur me pushtimin katastrofik të vendit tonë”, u shpreh Trump.
Trajtimi i hyrjeve të paligjshme në SHBA, ndër detyrat e para
Teksa vazhdon fjalimin pas betimit, presidenti Donald Trump tha se do të nënshkruajë që sot një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit do të shpallë emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë.
Të gjitha hyrjet e paligjshme të imigrantëve “do të ndalohen menjëherë”, tha ai, duke shtuar se Qeveria do të fillojë procesin e kthimit të miliona “të huajve kriminelë” në vendet nga kanë ardhur.
“Epoka e artë e Amerikës fillon tani”
Presidenti i sapobetuar i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se “do ta vendosë Amerikën në vend të parë”.
Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”.
“Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”.
“Sovraniteti ynë do të rifitohet, siguria jonë do të rikthehet, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, tha Trump, duke shtuar se “armatosja e egër, e dhunshme dhe e padrejtë” e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, do të marrë fund.
Ai e kritikoi administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për trajtimin e krizës së imigrantëve, duke thënë se ajo u ka siguruar “strehë dhe mbrojtje kriminelëve të rrezikshëm” që “kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.
Qeveria ka dhënë “fonde të pakufishme për mbrojtjen e kufijve të huaj”, por ka refuzuar t’i mbrojë kufijtë amerikanë, tha Trump.
Ai shtoi se Amerika, së shpejti, do të jetë “më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme”.
“Rrezet e diellit po shtrihen në të gjithë botën dhe Amerika e ka rastin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, tha Trump.
Donald Trump është betuar si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Trump ka mbajtur fjalimin e parë pas rikthimit si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda sallës së inaugurimit në Kapitol.
“Në shumë vende që më suportuan. Apo së fundmi, Los Angeles që shohim zjarrin, që ka përfshirë shumë shtëpi mes tyre të shumë individëve që ndodhen këtu.
Ne kemi një sistem arsimor ku mësuesit mësojnë nxënësit të kenë turp nga vetja dhe gjithçka do të ndryshojë shumë shpejt.
Refuzimi i amerikanëve ka marrë fund. Liritë tona të vendit tonë të jashtëzakonshëm nuk do të mungojnë më. Kam mësuar shumë gjatë rrugës, rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë. Vetëm disa muaj më parë, në Pensilvani një atentator vendosi një plumb në veshin tim dhe unë mendoj që u shpëtova nga zoti për ta bërë Amerikën të jashtëzakonshme sërish.
Ja pse çdo ditë, ne do të punojmë për të sjellë paqe te çdo qytetarë. Ja pse 20 janari 2025 është dita e lirisë”, ka thënë Trump.
Trump nis fjalimin e parë pas inaugurimit
"Vitet e arta për Amerikën nisin tani", tha Donald Trump me të nisur fjalimin e parë si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
"Amerika së shpejti do të jetë më madhështore", tha ai.