Trump nënshkruan urdhrat e parë të presidencës në paradën e mbushur me njerëz – vjen me premtime të fuqishme gjatë qeverisjes së tij

Amerika

Trump nënshkruan urdhrat e parë të presidencës në paradën e mbushur me njerëz – vjen me premtime të fuqishme gjatë qeverisjes së tij

Nga: Bota sot Më: 20 janar 2025 Në ora: 03:32 Përditësuar në ora: 20:09 më 20.01.2025
Presidenti Donald Trump gjatë ceremonisë së betimit.

Ambasadori Bushati në betimin e Trump: Shqipëria dhe SHBA, të bashkuara në vlerat e demokracisë

Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati mori pjesë sot në ceremoninë e betimit të Presidentit të 47-të të SHBA-ve, Donald Trump

Bushati u shpreh i nderuar që ishte pjesë e këtij momenti historik si dhe u shpreh se, Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë.

“I nderuar të jem pjesë e këtij momenti historik të inaugurimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Shqipëria dhe SHBA mbeten të bashkuara në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, shkroi Bushati në një postim në rrjetet sociale.

“Presim me padurim të vijojmë punën për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve tona”, theksoi ai.

Zelensky uron Trumpin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu bashkua urimeve të shumta të udhëheqësve botërorë për presidentin e ri amerikan, Donald Trump.

"Ky shekull është duke u formësuar tani dhe ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, për t'u siguruar që ai do të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë", shkroi ai në X.

Trump mban fjalimin si presidenti i 47-të i SHBA-së: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij pas betimit si Presidenti i 47 i SHBA, duke shtuar se vendi do të "lulëzojë dhe respektohet" nën udhëheqjen e tij.

“Era e artë e Amerikës fillon tani! Nga dita e sotme vendi ynë do të lulëzojë dhe do të respektohet sërish në të gjithë botën. Gjithë bota do të na ketë zili dhe nuk do të lejojmë të na përdorin. Çdo ditë të presidencës sime unë do të vë amerikanët para gjithçkaje. Sovraniteti ynë do të kthehet, drejtësia do të ribalanciohet, përdorimi i Departamentit të Drejtësisë si armë politike do të marrë fund. Përparësia jonë do të jetë të kemi një vend krenar të begatë dhe të lirë. Amerika së shpejti do të jetë më madhështore, më e fortë dhe më e jashtëzakonshme se më parë. Unë kthehem në Shtëpinë e Bardhë me optimizëm dhe besim për këtë epokë”, tha Trump, përcjell RTSH, transmeton KosovaPress.

Ai sulmoi administratën e Biden dhe trajtimin e krizës së emigrantëve. Trump tha se SHBA po përballet me një krizë të "besimit” mbi qeverinë, duke premtuar t’i japë fund. Trump foli edhe për uraganin në Karolinën e Veriut dhe zjarret në Los Anxhelos.

“Ndryshimet po vijën në vendin tonë dhe Amerika ka mundësi ta kapë këtë mundësi, por duhet të jemi të sinqertë me sfidat që përballemi sëpari. Ndërsa mblidhemi sot këtu, qeveria jonë përballet me një krizë besimi për shkak të korrupsionit të shumë viteve dhe kolonat e shoqërisë sonë janë dëmtuar. kishim një qeveri që nuk mund të përballojë asnjë sfidë, që nuk arrin t’i mbrojë qytetarët që respektojnë ligjet, por i jep përparësi kriminelëve të rrezikshëm. Zjarret kanë rrënuar komunitete dhe shtëpi, nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë. Askush nuk ka mundësi të bëjë diçka për ta ndryshuar. Kemi një sistem publik që nuk është në gjendje të përballojë katastrofat. Të gjitha këto do të ndryshojnë duke filluar nga sot dhe do të ndryshojnë me shumë shpejtësi. Zgjedhja ime është një mandat për të zhbërë tradhti të shumta që kanë ndodhur dhe për t’i kthyer popullit pasurinë e tyre, demokracinë e tyre dhe pasurinë e tyre. Nga ky moment ka marrë fund rënia e Amerikës. Liritë tona dhe fati i lavdishëm i vendit tonë nuk do të mohohet më, do të rikthejmë integritetin e qeverisë amerikane. Për amerikanët, 20 janari i vitit 2025 është dita e çlirimit”, u shpreh ai.

Trump detajoi edhe disa nga veprimet ekzekutive që planifikon të ndërmarrë, duke theksuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që shpall një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë. Trump tha se urdhrat e sotëm ekzekutivë do të përcaktojnë kartelet si organizata terroriste të huaja.

“Sot do të nënshkruaj një sërë urdhrash historikë. Do të deklaroj një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të SHBA. Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalojnë menjëherë dhe do të fillojmë rikthimin e miliona emigrantëve kriminelë në vendet e tyre. Do t’i jap fund praktikës së kapjes dhe lëshimit të emigrantëve dhe do të dërgoj trupa në kufirin jugor për të zmbrapsur pushtimin tonë. Në urdhrat që do të nënshkruaj sot, do t’i përcaktojmë kartelet si organizata të huaja terroriste. Dhe duke rikthyer një ligj të vitit 1978, do t’i kthejmë kompetenca të gjera qeverisë federale kundër bandave të huaja kriminele që sjellin krim shkatërrues në vendin tonë. Si komandant i përgjithshëm nuk kam përgjegjësi më të madhe sesa të mbroj vendin nga kërcënimet dhe pushimet dhe këtë do ta bëj në një nivel që nuk është parë më parë”, theksoi Presidenti amerikan.

Më pas ai e drejtoi vëmendjen në trajtimin e inflacionit dhe rritjen e kostove të energjisë për amerikanët, një pikë qendrore e fushatës së tij. Trump tha se do të shpallë një emergjencë kombëtare të energjisë, dhe përsërit premtimin e tij se do të rrisë shpimet e naftës dhe gazit në tokën amerikane.

“Më pas do t’i udhëzoj të gjitha departamentet nën drejtimin tim për të ulur inflacionin e jashtëzakonshëm. Kriza e inflacionit u shkaktua nga shpenzimet e tepërta dhe do të shpall një emergjencë kombëtare të energjisë. Amerika do të jetë sërish një vend që prodhon, kemi sasinë më të madhe të naftës dhe gazit se çdo vend tjetër dhe do ta vëmë atë në përdorim. Do të ulim çmimet, do të mbushim rezerva strategjike sërish, do të eksportojmë energjinë amerikane në të gjithë botën. Do të jemi sërish një vend i pasur dhe siç është kjo pasuri nën këmbët tona, me veprimet e mia do të rikthejmë mandatin për makinat elektrike”, u shpreh Trump.

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane të hënën me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton reagoi ndaj fjalimit inaugurues të presidentit Donald Trump, duke thënë “unë mendoj se ju mund ta kuptoni vetë”.

Hillary Clinton buzëqeshi kur u pyet për fjalimin.

Të dy Clintonët nuk po qëndrojnë për drekë.

“Duhet të ikim”, tha Bill Clinton për CNN.

Kujtojmë se presidenti i ri amerikan, Trump ka mbajtur një fjalim teksa ka goditur edhe politikat e tashmë ish-presidentit amerikan, Joe Biden.

Trump tashmë do nënshkruajë disa vendime në Kongresin amerikan, duke përfshirë edhe s’do të ketë gjini asnjëanëse, por dy – mashkull dhe femër.

Biden dhe Harris përshëndeten pas largimit nga detyra

Joe Biden dhe Kamala Harris janë larguar të dy nga Capitol Hill.

Ata largohen si civilë, pasi u larguan zyrtarisht nga zyrat e tyre përkatëse, kur zëvendësuesit e tyre u betuan pak kohë më parë.

Trump ndau një shtrëngim duarsh të vështirë me bashkëshortin e Harris dhe ish-zotërinë e dytë, Doug Emhoff, përpara se Biden të hipte në një helikopter të marinës amerikane.

Image

 

Kjo do të thotë “barra e detyrës [është] hequr nga supet që i kanë mbajtur për katër vjet”.

Image

 

Ndërsa helikopteri ngrihet në këtë diell të bukur, presidenti Joe Biden largohet nga zemra e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Image

 

Netanyahu uron Trump: Ditë më të mira të aleancës tonë do të vijnë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump.

Duke parashikuar se “ditët më të mira” në marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijnë në vitet e ardhshme.

“Ditët më të mira të aleancës sonë nuk kanë ardhur ende”, tha Netanyahu në një video-mesazh.

“Besoj se bashkëpunimi ynë do ta çojë aleancën SHBA- Izrael në lartësi edhe më të mëdha”, shtoi kryeministri izraelit.

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro-amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh drejtuar Presidentit Trump, Osmani ka theksuar se fitorja e tij historike është një pasqyrim i besimit të thellë që populli amerikan ka në udhëheqësinë dhe vizionin e tij për të mbrojtur dhe avancuar vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlera që lidhin ngushtë dy vendet.

Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për rolin historik në mbështetje të Kosovës gjatë periudhave më të errëta të historisë së saj dhe ka nënvizuar se angazhimi i SHBA-ve ka shpëtuar popullin kosovar nga një regjim gjenocidal dhe ka kontribuar në krijimin e një Republike të pavarur dhe të qëndrueshme.

Kosova, si një aleat dhe partner krenar i Shteteve të Bashkuara, është e angazhuar për të forcuar marrëdhëniet dhe për të kontribuar në një të ardhme më të sigurt dhe paqësore, ka theksuar Osmani.

Ajo ka shprehur mbështetje për angazhimin e Presidentit Trump në avancimin e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke besuar se kjo do të çojë në paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Kosova, sipas Presidentes, mbetet kombi më pro-amerikan në botë, dhe është e gatshme të vazhdojë të forcojë partneritetin me SHBA-në për të mirën e popullit dhe brezave të ardhshëm.

Urime edhe nga shefi i NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili supozohet se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë, e uroi atë, pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

"Me rikthimin e Trumpit, ne do t'i përshpejtojmë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje", shkroi Rutte në X.

"Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës - përmes NATO-s", shtoi ai.

Kallas uron Trumpin

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Donald Trumpin, i cili u betua si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

“Lidhja transatlantike ka sjellë prosperitet dhe forcë në të dyja anët e Atlantikut. Së bashku, ne jemi më të fortë dhe më të sigurt në trahtimin e sfidave globale.

Mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë”, shkroi Kallas në platformën X.

"E ardhmja është e jona"

Trump, i cili vitin e kaluar u mbijetoi dy tentativave për ta vrarë, tha se “Zoti e ka shpëtuar jetën e tij” për ta bërë Amerikën sërish madhështore.

“Unë qëndroj para jush si dëshmi se nuk duhet besuar se diçka është e pamundur për t’u bërë. Në Amerikë, të pamundurën ne e bëjmë më së miri”, tha Trump.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se Amerika nuk do të frikësohet.

“E ardhmja është e jona dhe epoka jonë e artë sapo ka filluar”, tha Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat