Ceremonia e inagurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Amerika

Ceremonia e inagurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 20 janar 2025 Në ora: 08:28
Capitol Hill

Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të hënë kjo është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA. Në këtë ditë parardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Ky është edhe një nga momentet më prekse për presidentin në largim Joseph Biden, i cili me gruan e tij Jilli Biden del nga Shtëpia e Bardhë, nga ana e kopshtit të trandafilave Rose Garden, i shoqëruar krah për krah me presidentin Trump dhe zonjën e parë Melanie, të cilët në 10 metrat e fundit përshëndeten dhe ai largohet me Marine One .

Për herë të parë që nga viti 1893, kur Grover Cleveland rimori mandatin, tani për herë të dytë kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një ish-president, mandatdytë, mandati i të cilit vjen pas një shkëputjeje katër vjeçare. 

Më 2017 deri më 2021 Donald Trumpi ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trumpi ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet sot si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Ceremonitë katër ditore të marrjes së mandatit filluan qysh të shtunën më 18 janar me një pritje dhe fishekzjarrë në klubin e golfit të Trumpit në Virginia.

Ku si dhe ka bërë me dije kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Illyria -  Ruben Avxhiu, ishte i pari i cili ka publikuar foton e Trumpit, nën prezencën e katër biznesmenëve dhe aktivistëve shqiptar nga Nju Jorku, pjesë e këtyre ceremonive të inagurimit të presidentit të SHBA.

Ai tregon me fotografi se ata  kanë qenë në të njëjtën tryezë me presidentin e zgjedhur të Amerikës  në restorantin në fushën e golfit në West Palm në Florida, ku siç shihet në foton e publikuar prej tij, Trumpi është duke ndenjur dhe biseduar me shqiptaro-amerikanët një ditë para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë.

“Trump, drekë, i rrethuar nga shqiptaro-amerikanët shkruhet në fotografin e postuar nga njëri nga phesëmarrësit Zef M Gjelaj me shënimin “Lunch with the big boss!!!!!” (Drekë me bosin e madh), në West Palm, Florida. 

Ndërsa, sipas identifikimit të bërë nga avokati Martin Vulaj, thuhet se në foto janë : Anton Dedvukaj (ne skaj, majtas), Vasel Juncaj (majtas), Sokol (djathtas) Paul Martini (me kurriz nga kamera) me Donald Trumpin i cili do të ribëjë betimin si President i Shteteve të Bashkuara, në 20 janar 2025”, shkruan Ruben Avxhiu.

Ceremonia nga Washingtoni nisi dje të dielën , kur Trumpi vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur dhe mori pjesë në ceremoninë në varrezën kombëtare në Arlington, përpara se me eskortën e automjetve të tij, ai mori rrugën për në Washington DC, ku po zhvillohej një festë e madhe e fitores së MAGA- ose lëvizjes Make-America-Great-Again dhe një darkë nën dritat e qirinjve me mbështetësit e tij.

Sot e hënë (20.01.2025) në ditën e inagurimit, ceremonia nisë me meshën tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. 

Në orën 12 Trumpi si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. 

Në fakt inagurimi i postit presidencial në SHBA zhvillohet jashtë në hapësirë, në shkallët e Capitol Hill. Por për shkak të valës së të ftohtit në, Washington D.C. (borë erë dhe temperatura minus 10 gradë) ceremonia do të mbahet në mjediset e brendshme të Kapitolit. 

Në Capitol Hill në sallën presidenciale, Trumpi do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. 

Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo, ku më kryesorja është ajo në sallën e madhe rotunda - dhe vallëzimin e festës së inagurimit e hapë çifti presidencial Donald Trumpi dhe Melania Trump. 

Më pasë çifti presidencial viziton edhe dy mbrëmjen e tjera, po aty në mjediset e Capitol Hill vetem sa për t'u përshëndetur me mysafirët dhe kthehet përsëri në sallën rotunda.

Inaugurimin e Trumpit 20 janar 2025

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, Melania Trump dhe djali i tyre Barron , u nisën nga West Palm Beach, Florida me një avion të Forcave Ajrore të SHBA në rrugë për në aeroportin Dulles, në Virxhinia të dielën në mëngjes.

Ku Presidenti i sapozgjedhur Donakd Trump, inaugurohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, D.C.

Dita e Inaugurimit me Zëvendëspresidentin e zgjedhur JD Vance i cili gjithashtu ka për t’u inauguruar si zëvendëspresidenti i tretë më i ri dhe VP i mijëvjeçarit të parë, përkonë me Ditën e Martin Luther King Jr.

Kjo është hera e tretë që Dita e MLK-së, që është ditë pushimi , bie në ditën e Inaugurimit,  të Presidentit të SHBA, mbasi në rastet e mëparshme në ditën MLK ka qenë edhe inaugurimi i ish-presidentit Clinton në vitin 1997 dhe inaugurimi i ish-presidentit Obama në vitin 2013.

Inaugurimi i Trumpit nis zyrtarisht me një mandat të dytë, që ai premton se do të sjellë dëbime masive, për emigrantët e paligjëshëm dhe një program me tarifa agresive për importet amerikane,  si dhe çmontimin e Departamentit të Drejtësisë.

Çfarë ka thënë Trumpi për inaugurimin e tij?

Presidenti i zgjedhur i tha NBC News muajin e kaluar se tema qendrore e fjalimit të tij inaugurues do të jetë "Uniteti".

"Siç thashë, ne do të flasim për unitet dhe do të flasim për sukses, për ta bërë vendin tonë të sigurt, dhe ne duhet ta bëjmë këtë ”, ka thën ai. “E di që nuk tingëllon bukur, për republikanët por duhet ta bëjmë këtë”.

E hënë 20 janar!

"Portat" e Capitol Hill do të hapen për zyrtarët e sigurisë qysh në orën 5 të mëngjesit (ET), të cilët do të kontrollojnë gjithëçka se është e sigurt.

Më pas ata do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review” trupat e gardës që nerren me sigurinë.

Ndërsa , banda muzikore presidenciale fillonë rreth orës 9:30 të mëngjesit, të egzekutojë marshe, thuhet  sipas një njoftimi nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC).

Ceremonitë inauguruese do të fillojnë në orën 11:30 me hyrjen ceremoniale në Capitol Hill të JD. Vance që do të hyjë i pari me gjithë bashkëshorten dhe pas tij hynë Donald Trumpi dhe Zonja e parë Melanie Trump.

Ku mbahet ceremonia e  inaugurimit?

Ceremonia e betimit, e vendosur fillimisht për t'u zhvilluar në shkallët e përparme të Capitolit të SHBA në Uashington, D.C., zhvendoset kësaj radhe brenda Capitol Rotunda për shkak të parashikimeve të motit të ftohtë.

Mbasi përfundon fjalimin presidenti nisë atë paradën tradicionale (zakonisht ka qenë parakalim në këmbë, por pas 9/11,   presidenti shumë pak rrugë bën në këmbë duke përshëndetur njerëzit në dy anët e rrugës të cilët qëndrojnë aty me orë të tëra,)në rrugën që është përballë Shtëpisë së Bardhë, kur Presidenti zhvendoset nga rruga Capitol One drejt Pensilvenia avenue.

Kush merr pjesë në inaugurim?

Në këtë ceremoni pra sot janë të ftuar më shumë se 220,000 mysafirë nga SHBA, të cilët kan marr nga një bilet nga përfaqësuesit e tyre në shtet nga vinë.

Në mesin e të ftuarve nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese (JCCIC) nga një bilet kan siguruar dhe dhjetra shqiptar nga SHBA, por kan ardhur duke siguruar ndonjë bilet edhe mysafirë nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare.

Zakonisht numëri i njerëzve që ndjekin të gjitha ceremonitë nga jashtë Capitol Hilll thuhet se ii kalon 1 milion njerëz.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë edhe ish-presidentët - Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton - dhe disa nga manjatë të teknologjisë, ose ologarkët më të mëdhenjé amerikan .

Të cilët përfshijnë emra si miliarderi Elon Musk, CEO i Alphabet Sundar Pichai, themeluesi i Amazon Jeff Bezos, CEO i Apple Tim Cook, CEO i OpenAI Sam Altman dhe CEO i Meta ose Fbut, Mark Zuckerberg, i cili është edhe bashkëorganizues dhe bashkë sponsorizues  i një super pritjeje me kravata të zeza të hënën në mbrëmje, në Capitol Hill Rotunda për artistët , sportistët dhe njerëzit e show biznesit me të njohur dhe të susksesshëm në SHBA.

Këngëtari i Country Jason Aldean dhe grupi Rascal Flatts do të luajnë në ballon inaugurues të hënën.

Ylli i muzikës Country Carrie Underwood do të performojë në inaugurim e presidentit në Rotunda Capitol Hill, ndërsa grupi  Village People dhe muzikantët Kid Rock dhe Billy Ray Cyrus u rezervuan për mbrëmjen  inaugurues në dy sallat e tjera.

Por, është interesant fakti si dy gratë më "kritike" ndaj Trumpit për dekleratat e tij "seksite" që ka përdorur ai kan thënë se nuk do të jenë të pranishme bëhet fjakë për Ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi (D-Kaliforni) dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama.

Ato thuhet se i janë bashkuar një liste në rritje të zyrtarëve dhe ligjvënësve që nuk planifikojnë të marrin pjesë në inaugurim, përfshirë dhe atë "kundërshtaren" e tij që ende nuk i ka dalë "inati" me atë urimin "denigrues" që i bëri Trumpi gjatë fushatës kur i tha "Marry Christmas" Kamala!

Çfarë është planifikuar për ditën e sotme?

Dita e inaugurimit tradicionalisht fillon me një procesion, në të cilin presidenti në largim bashkohet me presidentin e zgjedhur në një shëtitje drejt Capitolit për ceremonitë e betimit.

Në procesion janë të pranishëm edhe, nënkryetari i zgjedhur dhe bashkëshortët e tyre dhe të shoqëruar nga anëtarët e Komiteti i organizimit te ceremonisë së Inagurimit JCCIC.

Ceremonitë e betimit, duke përfshirë betimin e detyrës, pasojnë dhe presidenti i ardhshëm jep fjalimin e tij inaugurues.

Menjeherë më pas presidenti i zgjedhur hynë në Shtëpinë e Bardhë dhe nisë  ceremonitë e nënshkrimit të 100 dosjeve të para me 100 stilolapsa të cilat presidenti ne mënyrë simbolike, oas nënshkrimit u a dhoronë  secilit prej anëtarve të kabinetit tij që qëndrojne rreth tavolines se presidentit.

Presidenti dhe kabineti i tij shkojnë së bashku në një drekë inauguruese .

Përballë Capitol Hill në çdo ceremoni inaguruese ka edhe grupe protestuese siç janë ato të komunitetit LBGT dhe gruoet kundra luftës e të drejtat e grave.

Trasmetimi televizivë!

Inaugurimi do të transmetohet drejtpërdrejt në disa rrjete kryesore të transmetimit, duke përfshirë ABC, CBS, CNN, CSPAN, Fox News, MSNBC, NBC dhe PBS.

Po ashtu edhe Shtëpia e Bardhë jep një transmetim të drejtpërdrejtë të gjitha ngjarjeve të ditës së inagurimit të presidentit të ri të SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat