Një projektligj i ri i paraqitur nga përfaqësuesi republikan i Tenesit, Todd Warner propozon riemërimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Nashville në “Aeroporti Ndërkombëtar Trump.” Ky projektligj synon të nderojë ish-Presidentin Donald Trump dhe do të kërkonte që autoritetet e aeroportit të ndërmarrin veprime për të zbatuar ndryshimin e emrit, përfshirë vendosjen e tabelave të reja dhe përditësimin e dokumenteve ligjore.
Nëse miratohet emri i ri mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, por gjatë periudhës së tranzicionit aeroporti mund të operojë edhe me emrin aktual .
Ky projektligj vjen pas një tjetër përpjekje të ngjashme për riemërimin e Aeroportit Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia, i cili po ashtu propozohet të riemërtohet për nder të presidentit të zgjedhur amerikan.
“Në jetën time, kombi ynë nuk ka qenë kurrë më i madh se nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump,” “Ndërsa miliona udhëtarë vendas dhe ndërkombëtarë fluturojnë nëpër aeroport, nuk ka simbol më të mirë të lirisë, prosperitetit dhe forcës sesa të dëgjosh ‘Mirëserdhët në Aeroportin Ndërkombëtar Trump’ teksa zbarkojnë në tokën amerikane”. theksoi Warner.
Kjo ka ngjallur mbështetje dhe diskutime duke pasur parasysh se disa ligjvënës republikane e shohin këtë veprim si një nderim të merituar për Trump për arritjet e tij si president, ndërsa të tjerë kanë shfaqur kundërshtime.