Donald Trump do të demonstrojë pushtetin e tij presidencial që në ditën e parë, duke kërkuar të ndryshojë rrënjësisht kursin e Amerikës deri në mbrëmjen e së hënës.
Në këtë ditë të ftohtë të betimit të tij si presidenti i 47-të, Trump planifikon një stuhi veprimesh ekzekutive të ashpra mbi emigracionin, prodhimin e energjisë, atletët transgjinorë dhe faljen e protestuesëve të 6 janarit.
Shfaqja e tij inauguruese e fuqisë do të vendosë tonin për një mandat të dytë të ankoruar në personalitetin e njeriut të fortë të Trump dhe vizionin e një presidence të plotfuqishme, që synon të bëjë ndryshime intensive brenda dhe jashtë vendit.
Por përpara se të merrte detyrën, presidenti në largim Joe Biden përdori pushtetin ekzekutiv që pasqyroi një moment të paqartë kombëtar, duke u bërë falje parandaluese për nëpunësit publikë që konsideroheshin objektiva të mundshëm të zotimeve të Trump për të kërkuar hakmarrje kundër kundërshtarëve të tij.
Lista përfshin ish-kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Mark Milley, ish-specialistin më të lartë të sëmundjeve infektive të vendit, Dr. Anthony Fauci, dhe anëtarë të Kongresit, dhe stafit që shërbyen në komitetin që hetonte trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.
Faljet, të cilat Biden theksoi se nuk tregonin keqbërje, përfshinë edhe për oficerët e policisë që dëshmuan para panelit.
Trump nuk është më një lajthitje populiste, nacionaliste në një linjë të gjatë të presidentëve të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët të gjithë vepruan me supozime të ngjashme për rolin e amerikanëve në botë. Fitorja e tij në nëntor, duke e bërë atë presidentin e dytë që fiton mandate jo të njëpasnjëshëm, do të thotë se ai është një figurë historike e rëndësishme – çfarëdo që të ndodhë gjatë katër viteve të ardhshme.
Dhe Trump shënoi dy fitore të mëdha qysh para se të merrte detyrën. Së pari, tre pengje u liruan të dielën nga Hamasi për Izraelin, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza, që i atribuohet ardhjes së tij të në detyrë. Më pas, Trump, të paktën tani për tani, shpëtoi TikTok, i cili u mbyll për një kohë të shkurtër për të respektuar një ndalim federal të vendosur nga frika se faqja e mediave sociale mund të manipulohej nga Kina.
Çdo përparim ka demonstruar dhuntinë e Trumpit për mjeshtërinë e një showmani dhe preferencën e tij për përdorimin personal dhe improvizues të pushtetit presidencial. Që nga fitorja e zgjedhjeve të nëntorit, ai ka ndryshuar dinamikën politike të brendshme dhe globale pas muajsh tërheqjeje nga skena të presidentit Biden.
Mirëpo në rastet e TikTok dhe Lindjes së Mesme, "fitoret" fillestare të Trumpit të dielën së shpejti do t'i lënë vend negociatave dhe vendimeve shumë më komplekse që do të kërkojnë angazhim intensiv presidencial dhe mençuri strategjike largpamëse që ai nuk e ka dhënë gjithmonë gjatë mandatit të parë të tij.