Bideni e konfirmon se ia ka lënë një letër Trumpit
Presidenti amerikan, Joe Biden ka konfirmuar se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump.
I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ai kishte shkruar një letër, Biden tha, “Po”, megjithëse ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
“Kjo mbetet mes meje dhe Trumpit”, tha ai.