Trump flet për inflacionin dhe energjinë...

Amerika

Trump flet për inflacionin dhe energjinë...

Më: 20 janar 2025 Në ora: 18:46
Donald Trump

Trump foli edhe për trajtimin e inflacionit dhe të rritjes së kostos së energjisë - gjë që ishte pikë qendrore e fushatës së tij.

Ai tha se do t’i udhëzojë të gjithë anëtarët e kabinetit që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre “për të mposhtur inflacionin” dhe “për të ulur me shpejtësi kostot dhe çmimet”.

Ai përsëriti premtimin e mëhershëm se administrata e tij do t’i shtojë shpimet për naftë dhe gaz në tokën amerikane.

“Amerika do të jetë komb prodhues sërish”, tha Trump, duke shtuar se vendi i tij “ka më shumë naftë dhe gaz natyror se çdo vend tjetër në tokë”.

Trump foli edhe për planet e tij për industrinë e automobilave, duke thënë se Amerika do të prodhojë sërish automobila “me një ritëm që askush nuk mund ta ketë ëndërruar vetëm disa vite më parë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat