Gjatë fjalimit të tij dëgjuam Trump të pretendonte se "kriminelë të rrezikshëm, shumë nga burgjet dhe institucionet mendore... kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga e gjithë bota".
Agjencitë amerikane mbajnë të dhëna të kufizuara për numrin e emigrantëve të paligjshëm me precedentë penalë dhe nuk ka të dhëna zyrtare se sa prej tyre kanë kaluar kohë në burgje apo institucione mendore, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Trump e kishte bërë këtë pretendim në mënyrë të përsëritur, por nuk ka ofruar prova për të.
Në vitin e fundit financiar (tetor 2023 deri në shtator 2024), Patrulla Kufitare e SHBA arrestoi më shumë se një milion migrantë të paligjshëm
Aty ku zyrtarët ishin në gjendje të kontrollonin bazën e të dhënave të zbatimit të ligjit, ata zbuluan se pak më shumë se 17,000 kishin dënime të mëparshme penale.