Trump mbyll aplikacionin kufitar që lejonte emigrantët të hynin legalisht në SHBA

Amerika

Trump mbyll aplikacionin kufitar që lejonte emigrantët të hynin legalisht në SHBA

Më: 20 janar 2025 Në ora: 22:02
Donald Trump

Administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump i ka dhënë fund përdorimit të një aplikacioni kufitar të quajtur CBP One që kishte lejuar emigrantët të hynin legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Masa mbyll një rrugë kryesore për njerëzit që kërkojnë të vijnë në SHBA, shkruan cnn.

Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare kanë përmendur aplikacionin se ndihmon në uljen e kalimeve të emigrantëve duke ofruar një mënyrë të rregullt për të aplikuar në Shtetet e Bashkuara.

Me heqjen e tij dhe vendosjen e kufizimeve për azil, kufiri është praktikisht i mbyllur për ata që kërkojnë azil – një veprim i jashtëzakonshëm.

Takimet ekzistuese janë anuluar, sipas CBP.

Ndryshe, Trump ka premtuar edhe depërtimin e shumë emigrantëve që kanë të kaluar kriminale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat