Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u pritën me ovacione të fuqishme në ballo të hënën në mbrëmje, duke shënuar vazhdimin e ngjarjeve inaugurale.
Melania mahniti publikun me një fustan elegant bardhë e zi, ndërsa Presidenti Trump, i veshur me smoking, filloi vallëzimin në shenjë feste. Çifti presidencial iu bashkua më pas nga Nënkryetari JD Vance, Zonja e Dytë, Usha Vance, dhe anëtarë të forcave të armatosura, me të cilët ndanë momente të veçanta në skenë.
Gjatë ngjarjes, Trump përshëndeti ushtarët amerikanë në Korenë e Jugut përmes një video-telefonate dhe më vonë përdori një shpatë për të prerë tortën madhështore të ballos, duke thënë me humor: "A dëshiron dikush pak tortë?"
Balloja ishte e para nga tre eventet inaugurale të natës, një traditë e gjatë në Washington që përmbyll ditën e parë të ceremonive presidenciale. Në mbrëmjen gala, Trump theksoi mbështetjen e fuqishme të përkrahësve të tij dhe u zotua: "Do ta ndryshojmë këtë vend dhe shpejt."