Një moment i këndshëm është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë teksa presidenti i sapobetuar Donald Trump kishte nisur nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë.
Gjatë ceremonisë, një nga gazetarët e ka pyetur Trump nëse paraardhësi i tij Biden i kishte lënë një letër, një traditë kjo që presidentët amerikanë e ndjekin prej vitesh. Kjo pyetje i ka zgjuar kureshtjen presidentit të ri, i cili mesa duket e kishte harruar këtë pikë të protokollit dhe ka nisur të kontrollojë menjëherë sirtarët, në një prej të cilëve gjati dhe letrën e Joe Biden.
Presidenti e falënderoi gazetarin, duke thënë me ironi se me shumë mundësi do ta linte në sirtar për shumë muaj letrën, teksa kujton se ai e kishte lënë të tijën 4 vite më parë mbi tavolinë.
Gazetari: A ju ka lënë presidenti Biden ndonjë letër.
Trump: Mund ta ketë lënë. A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. Oh, faleminderit Piter, mund të kishin kaluar vite pa e parë!
Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj
Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Piter, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.
Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës
Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.