Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka reaguar ndaj një prej vendimeve të para ekzekutive të Donald Trumpit, i cili ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.
Në një konferencë për shtyp në Meksikë, Sheinbaum iu referua kryesisht vendimeve të presidentit amerikan për migracionin ndërsa tha se dekretet për zonën kufitare jugore dhe protokollet për mbrojtjen e emigrantëve nuk ndryshojnë nga urdhrat që ai dha gjatë mandatit të tij të parë.
“Ne do të veprojmë gjithmonë për të mbrojtur pavarësinë tonë, për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë që jetojnë në SHBA. Ne veprojmë në kuadrin e kushtetutës dhe ligjeve tona. Ne veprojmë gjithmonë me kokë të ftohtë”, tha presidenti i Meksikës.
Pas kësaj, ajo iu referua çështjes së ndryshimit të emrit të Gjirit të Meksikës, shkruan reuters.
“Për ne dhe gjithë botën, mbetet Gjiri i Meksikës”, tha Sheinbaum.
Ndryshe, në vendimin ekzekutiv në lidhje me Gjirin e Meksikës, Trump deklaroi se ai ishte një arterie kyçe për tregtinë amerikane.