Stuhia historike e dimrit mbulon me borë pjesën juglindore të SHBA-së

Amerika

Stuhia historike e dimrit mbulon me borë pjesën juglindore të SHBA-së

Më: 22 janar 2025 Në ora: 20:44
Florida

Një stuhi historike e janarit solli më shumë reshje bore përgjatë bregut të Gjirit të SHBA-së sot pasi pothuajse paralizoi Hjustonin dhe New Orleans-in gjatë dy ditëve të fundit dhe ‘varrosi’ pjesë të Florida.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi sot reshje të reja bore dhe shiu në veri të Floridës, në jug të Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

“Florida mund të ketë thyer tashmë rekordin e saj me 23 centimetra borë në qytetin perëndimor Milton pranë Pensacola,” tha Frank Pereira, një meteorolog pranë Shërbimit Kombëtar të Motit.

Kryetarja e Milton, Heather Lindsay, tha se nuk kanë borëpastrues dhe shumica e banorëve nuk kanë as lopata. Në këtë qytet, ajo përkujtoi, se nuk ka parë borë që nga viti 2014.

Stuhia e dimrit ka goditur tashmë qytetet kryesore të Bregut të Gjirit si Hjustoni, ku ranë 10 centimetra borë, më së shumti që nga viti 1960. Në zonën e New Orleans, në disa vende ranë 25 centimetra borë rekord.

Stuhia la të vdekur të paktën 12 njerëz, duke përfshirë pesë në Zavala County, Teksas, herët në mëngjes dje në një aksident automobilistik në autostradën 57, tha Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas. Dy vdekje të tjera në Teksas thuhet se janë shkaktuar nga ekspozimi ndaj të ftohtit në Austin, njoftuan zyrtarët.

Vdekje të tjera të lidhura me të ftohtin u raportuan në Alabama dhe Xhorxhia, thanë zyrtarët.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar rreth 38 milionë njerëz në të gjithë rajonin për rreziqet e ngricave, hipotermisë dhe kushteve të këqija të rrugëve.

Mbi 150 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike nga Teksasi në lindje në Xhorxhi dhe Florida, sipas Poweroutage.us. Shumë shkolla dhe zyra të qeverisjes vendore janë mbyllur dhe autostradat në të gjithë rajonin janë të rrëshqitshme, të mbuluara me borë dhe akull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat