​Rreth një mijë trupa do të dërgohen në kufirin SHBA-Meksikë

Amerika

​Rreth një mijë trupa do të dërgohen në kufirin SHBA-Meksikë

Më: 22 janar 2025 Në ora: 23:24
Ilustrim

Përafërsisht një mijë trupa aktive do të dërgohen në kufirin me Meksikën nga ushtria amerikane, pas urdhrit ekzekutiv të Donald Trump për shpalljen e një emergjence kombëtare.

Një zyrtar në kushte anonimiteti nuk tha se kur do të ndodhë vendosja, por shtoi se ata do t'iu bashkohen mijëra trupave të Gardës Kombëtare tashmë në kufi, raporton SkyNews.

Presidenti Trump ka nënshkruar dokumentet për të pezulluar hyrjen e emigrantëve në SHBA në kufirin me Meksikën.

Shtëpia e Bardhë tha se kjo udhëzon Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit "të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zmbrapsur, riatdhesuar dhe larguar menjëherë të huajt e paligjshëm përtej kufirit jugor".

Trump ka premtuar përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e SHBA-së, një operacion që ka të ngjarë të marrë vite dhe të kushtojë shuma të mëdha parash.

Meksika tashmë ka nisur ndërtimin e strehimoreve gjigante në Ciudad Jiarez, si pjesë e planit të qeverisë për të strehuar mijëra njerëz brenda pak ditësh.

Rreth pesë milionë meksikanë jetojnë në SHBA pa autorizim, sipas një analize nga grupi i ekspertëve El Colegio de la Frontera Norte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat