Prezantuesi anti-Trump, Jim Acosta, largohet nga CNN

Amerika

Prezantuesi anti-Trump, Jim Acosta, largohet nga CNN

Më: 29 janar 2025 Në ora: 13:08
Donald Trump

Prezantuesi i CNN, Jim Acosta tha të martën se po largohet nga rrjeti me të cilin punon që nga viti 2007, të cilin presidenti Donald Trump e quajti “lajm të mirë”.

“… I jam mirënjohës CNN për gati 18 vjet. Kam kaluar këtu duke bërë lajme”, tha Acosta në fund të programit të tij të fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Acosta zgjodhi të largohej nga CNN pasi hodhi poshtë një ofertë nga rrjeti për të zhvendosur “shfaqjen” e tij të orës 10 të mëngjesit në mesnatën me orën Lindore, sipas The Washington Post, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Acosta u bë më i njohur gjerësisht si korrespondenti kryesor i CNN në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet e tij antagoniste me Presidentin Donald Trump dhe zëdhënësit e tij gjatë mandatit të parë të Trump.

Ai tha se njerëzit shpesh e pyesnin nëse kulmi i karrierës së tij në CNN ishte mbulimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por ai tha se ai moment erdhi kur ai mbuloi udhëtimin e presidentit Barack Obama në Kubë në 2016 dhe pati mundësinë të pyeste liderin e atëhershëm Raul Castro për të burgosurit politikë të ishullit.

“Si bir i një refugjati kubanez, mora këtë mësim në shtëpi: nuk është kurrë një kohë e mirë për t’iu përkulur një tirani”, citohet të ketë thënë ai.

Trump e quajti largimin e tij “lajm të mirë” dhe tha se Acosta është “një humbës i madh”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat