Nisin seancat e konfirmimit të kandidatit për Sekretar të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr.

Amerika

Nisin seancat e konfirmimit të kandidatit për Sekretar të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr.

Më: 29 janar 2025 Në ora: 20:04
Robert F. Kennedy Jr.

Robert F. Kennedy Jr., i emëruara i Presidentit Donald Trump për të udhëhequr agjencinë kryesore të shëndetësisë, po përballet sot me një seancë dëgjimore në komisionin e Senatit për Ekonominë.

Ndërsa do të jetë Komisioni i Ekonomisë ai që do të vendosë për çuajren e kandidaturës së tij për miratim në Senat, 70 vjeçari Robert F. Kennedy Jr. pritet të dalë të enjten edhe para komisionit të Senatit që mbikëqyr çështjet e shëndetit publik.

Robert F. Kennedy Jr. shihet si një kandidaturë polemizuese nga të dyja anët e politikës, kryesisht për përhapjen e dezinformatave në të kaluarën rreth sigurisë së vaksinave.

Seanca dëgjimore e tij së Komisionin e Senatit për Ekonominë u ndërpre disa herë nga protestues të cilët u nxorrën më pas jashtë nga salla.

Deri tani Senati i kontrolluar nga republikanët nuk ka refuzuar asnjë nga kandidatët e zotit Trump.

Emërimi i diskutueshëm për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u miratua me 51 vota pro dhe 50 kundër, pasi Nënpresipresidenti JD Vance hodhi votën vendimtare për të thyer një barazim në votim.

Emërimi i zotit Kennedy pritet të vërë në provë besnikërie e ligjvënësve republikanë ndaj zotit Trump, pasi një sërë qëndrimesh të zotit Kennedy, janë të papranueshme si për konservatorët ashtu edhe për liberalët.

"Nuk më kujtohet një kandidaturë më e rrezikshme për shëndetin e amerikanëve sesa kjo e zotit Kennedy", tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer, një ditë përpara seancës së parë të zotit Kennedy.

Senatori republikan Bill Cassidy, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Shëndetin, e ka cilësuar qëndrimin e zotit Kennedy mbi vaksinat "të gabuar".

Por ai tha se ata patën një "bisedë të sinqertë" kur zoti Kennedy vizitoi Kongresin pak kohë më parë në një përpjekje për të siguruar mbështetje.

Zoti Cassidy shihet si një prej disa republikanëve të pavendosur për kandidaturën e zotit Kennedy.

Ndërsa shumica e opozitës ndaj zoti Kennedy nxitet nga qëndrimi i tij për vaksinat, disa republikanë e kundërshtojnë atë gjithashtu lidhur me mbështetjen e tij për të drejtën për abort, si dhe qëndrimin e tij kundër industrisë farmaceutike./VOA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat