Tragjedia ajrore në Washington, nuk ka të mbijetuar – Trump jep detaje të reja

Amerika

Tragjedia ajrore në Washington, nuk ka të mbijetuar – Trump jep detaje të reja

Nga: Bota sot Më: 30 janar 2025 Në ora: 06:13 Përditësuar në ora: 19:14 më 30.01.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Trump: Nuk ka të mbijetuar nga përplasja e avionit dhe helikopterit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes të një avioni të pasagjerëve dhe një helikopteri ushtarak në afërsi të Uashingtonit.

“Si shtet, ne mbajmë zi për çdo shpirt që u humb kaq papritur”, tha Trump gjatë një konference për media.

“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar”, shtoi ai ai.

Avioni i pasagjerëve kishte 64 persona në bord, ndërkaq helikopteri tre pjesëtarë të ekuipazhit.

Pas përplasjes, dy fluturaket ranë në një lumë në Uashington.

Trump tha se ende nuk është e qartë se çfarë çoi deri te përplasja e dy fluturakeve, por autoritetet po vazhdojnë hetimet.

“Ne do ta kuptojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurohemi që diçka e tillë mos të ndodhë më”, tha Trump.

Më herët, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se kanë arritur t'i nxjerrin trupat e 28 personave nga lumi Potomak, ndërsa një tjetër prej helikopterit.

Trump tha se tani autoritetet kanë kaluar nga operacionet e kërkim-shpëtimit, në atë të gjetjes së trupave.

"Kjo ishte një natë e errët në kryeqytetin tonë", tha Trump gjatë konferencës për media.

Presidenti amerikan konfirmoi se në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, duke theksuar se ka kontaktuar me Rusinë për riatdhesimin e trupave të shtetasve rusë të vrarë në këtë aksident.

Teksa rasti po hetohet, Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan i ndaloi të gjitha fluturimet pas përplasjes së fluturakeve./REL

Tragjedia ajrore në Washington, të paktën 30 trupa nxirren nga lumi

Ekuipazhet e urgjencës kanë nxjerrë më shumë se 30 trupa nga uji pas përplasjes së një avioni dhe një helikopteri ushtarak pranë Aeroportit Kombëtar  në Washington DC.

Kështu raportojnë mediat atje në përditësimin e fundit rreth këtij rasti.

Një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë në bord ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin kombëtar

Të dy avionët u rrëzuan në lumin Potomac.

Administrata Federale e Aviacionit tha se përplasja në ajër ndodhi rreth orës 21:00 kur fluturimi 5342 i American Airlines – një avion rajonal që ishte nisur nga Wichita, Kansas u përplas me një helikopter të ushtrisë ndërsa po afrohej në një pistë aeroporti. Përplasja ndodhi në disa nga hapësirat ajrore më të kontrolluara dhe më të monitoruara në botë, pak më shumë se tre milje në jug të Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit.

Aeroplani në Washington, ekipi i zhytjes e gjen njëren prej kutive të zeza

Aeroplani që u rrëzua në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shpërndarë në copa të shumta, dhe tani janë deri në 243centimentra thellë në ujë, sipas autoriteteve.

Ekipi i zhytjes tani ka gjetur gjithashtu atë që duket të jetë një nga dy kutitë e zeza.

Zhytësit kanë pasur disa akses në kabinë dhe bagazhet janë ndër sendet që ata kanë gjetur deri më tani.

Hetuesit pritet të shqyrtojnë përvojën e pilotit të helikopterit që e goditi aeropanin në hapësirën ajrore të Washingtonit, pasi helikopterët supozohet të qëndrojnë nën 60.9 metra kur fluturojnë rreth këtij shteti amerikan, shkruan BBC.

Rrritet numri i të vdekurve

Numri i trupave të nxjerrë nga vendi i përplasjes është “afër 20”, kanë thënë burimet për faqen tonë partnere amerikane NBC News.

Më herët, CBS News tha se të paktën 18 trupa ishin nxjerrë nga lumi Potomac.

Duke cituar një zyrtar policor, ajo tha se nuk ishte gjetur ende asnjë i mbijetuar.

Dy ish-kampionë bote në patinazh mes 64 pasagjerëve në avionin e rrëzuar në SHBA, nuk dihet fati i tyre

Dy ish kampionë rus të patinazhit raportohet se ishin në avionin, i cili u rrëzua në lumë në Uashington, pas përplasjes me helikopterin ushtarak.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja  Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari  Vadim Naumov , të cilët ishin një çift i martuar, ishin midis 64 pasagjerëve në bordin e avionit të pasagjerëve që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.

Dyshja kishte fituar vendin e parë në Kampionatin Botëror të Patinazhit në Çift 1994.

Nuk dihet ende fati i tyre, por autoritetet dyshojnë se nga kjo ngjarja tragjike të ketë persona të mbijetuar. Deri tani raportohet për 19 viktima, të cilët janë nxjerrë nga lumi.

Aksidenti mes avionit dhe një helikopteri ushtarak, mbyllet aeroporti i Uashingtonit

Një tragjedi tronditi sot popullin amerikan, pasi një avion dhe një helikopter ushtarak u përplasen mes vete në Uashington.

Përplasja ndodhi mbi lumin Potomac, rreth orës 9 të mbrëmjes, raporton CNN.

Aeorplani i “American Eagle” po udhëtonte në drejtim të Aeroportit Kombëtar Reagan, kur u godit nga një helikopter ushtarak “Sikorsky”.

Avioni raportohet të ketë pasur 64 pasagjerë në bord.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet momenti kur helikopteri vijon rrugën në drejtim të avionit, për të ndodhur më pas përplasja nga e cila akoma nuk raportohet të ketë të mbijetuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njësiteve përkatëse, të cilat kanë rrethuar zonën, me ekipet e kërkim shpëtimit që kanë nisur punën.

Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se aeroporti do të mbyllet deri ditën e premte, në ora 5.

Me të ndodhur përplasja, të gjitha uljet dhe ngritjet u ndaluan nga ky aeroport.

Komunikimet e fundit midis kontrollorëve të kullës dhe pilotëve të aeroplanit dhe helikopterit

Pak minuta para uljes, kontrollorët e trafikut ajror e pyetën pilotët e aeroplanit nëse mund të ulej në një pistë më të shkurtër në Reagan, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Pilotët thanë se munden dhe kontrollorët e pastruan terrenin që aeroplani të ulej në pistën 33 – thuhet në faqet e gjurmimit të fluturimeve që tregonin se aeroplani po bëhej gati t’i afrohej pistës.

Më pak se 30 sekonda para përplasjes, një kontrollues e pyeti pilotin e helikopterit nëse mund ta shihte aeroplanin.

Kontrolluesi i bëri një tjetër telefonatë helikopterit vetëm pak çaste më vonë, duke thënë: “PAT 25 kalo pas CRJ”.

Disa sekonda më vonë, ata u përplasën.

Deri më tani ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se nuk e dinë nëse ka të mbijetuar – derisa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Dalin pamjet e shpërthimit mes një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri në Uashington

Nga: A.Sh

Një shpërthim u kap në CCTV pranë Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit Ronald Reagan gjatë kohës së përplasjes

Një kamerë në internet e shkrepur nga Qendra Kennedy tregoi një blic drite në mes të ajrit përtej lumit Potomac rreth orës 20:47 me orën lokale (1:47 pasdite me orën e Mbretërisë së Bashkuar).

Ndërsa video nuk është verifikuar nga Sky News, duket se tregon avionin duke shpërthyer në flakë.

 

Përplasja e avionit me helikopter në Uashington, nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i DC Fire dhe EMS, John Donnelly, thotë se varkat gjetën shpejt një nga avionët në lumë. Ai thotë se në fakt ishte duke dëgjuar radio kur erdhi telefonata.

Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve thotë se është e paqartë nëse ka ndonjë të gjallë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat.

“Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar,” thotë ai.

Kryebashkiaku i DC Muriel Bowser konfirmoi se “të dy avionët janë në ujë” dhe se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin në helikopterin ushtarak. 

Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një “situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar”.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Kjo është një situatë e keqe që duket se është mundur të parandalohet. JO MIR!!!”, vazhdoi presidenti.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai ishte informuar zyrtarisht.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat