Trump: Nuk ka të mbijetuar nga përplasja e avionit dhe helikopterit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes të një avioni të pasagjerëve dhe një helikopteri ushtarak në afërsi të Uashingtonit.
“Si shtet, ne mbajmë zi për çdo shpirt që u humb kaq papritur”, tha Trump gjatë një konference për media.
“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar”, shtoi ai ai.
Avioni i pasagjerëve kishte 64 persona në bord, ndërkaq helikopteri tre pjesëtarë të ekuipazhit.
Pas përplasjes, dy fluturaket ranë në një lumë në Uashington.
Trump tha se ende nuk është e qartë se çfarë çoi deri te përplasja e dy fluturakeve, por autoritetet po vazhdojnë hetimet.
“Ne do ta kuptojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurohemi që diçka e tillë mos të ndodhë më”, tha Trump.
Më herët, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se kanë arritur t'i nxjerrin trupat e 28 personave nga lumi Potomak, ndërsa një tjetër prej helikopterit.
Trump tha se tani autoritetet kanë kaluar nga operacionet e kërkim-shpëtimit, në atë të gjetjes së trupave.
"Kjo ishte një natë e errët në kryeqytetin tonë", tha Trump gjatë konferencës për media.
Presidenti amerikan konfirmoi se në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, duke theksuar se ka kontaktuar me Rusinë për riatdhesimin e trupave të shtetasve rusë të vrarë në këtë aksident.
Teksa rasti po hetohet, Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan i ndaloi të gjitha fluturimet pas përplasjes së fluturakeve./REL