Ujëvarat e Niagarës, të formuara më shumë se 12,5 mijë vjet më parë, janë pjesshëm të ngrira për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
I ftohti ekstrem dhe temperaturat rekorde të ulëta vazhdojnë të shënohen në disa pjesë të SHBA-së.
Pamjet e filmuara me dron tregojnë shtresa të trasha akulli dhe dëbore përreth Ujëvarave të Niagarës, të cilat sot përfaqësojnë kufirin midis SHBA-së dhe Kanadasë dhe janë një nga pesë destinacionet turistike më tërheqëse në botë.
Ujëvarat e Niagarës përbëhen nga një seri ujëvarash masive që ndodhen në lumin Niagara, në pjesën lindore të Amerikës së Veriut.
Ato renditen ndër shtatë mrekullitë e botës, dhe temperaturat polare kanë krijuar një mbështjellës akulli rreth rrjedhës së ujit, duke formuar pamje madhështore.