Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

Amerika

Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

Më: 30 janar 2025 Në ora: 07:37
Donald Trump

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një “situatë e keqe që duket se mund të ishte parandaluar”.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“Kjo është një situatë e keqe që duket se është mundur të parandalohet. JO MIR!!!”, vazhdoi presidenti.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai ishte informuar zyrtarisht.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat