Dy ish kampionë rus të patinazhit raportohet se ishin në avionin, i cili u rrëzua në lumë në Uashington, pas përplasjes me helikopterin ushtarak.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov , të cilët ishin një çift i martuar, ishin midis 64 pasagjerëve në bordin e avionit të pasagjerëve që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.
Dyshja kishte fituar vendin e parë në Kampionatin Botëror të Patinazhit në Çift 1994.
Nuk dihet ende fati i tyre, por autoritetet dyshojnë se nga kjo ngjarja tragjike të ketë persona të mbijetuar. Deri tani raportohet për 19 viktima, të cilët janë nxjerrë nga lumi.