Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjer dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjer dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Më: 30 janar 2025 Në ora: 10:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, pasi një aeroplan pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u rrëzuan mbi një lumë të madh në Uashington DC.

Aeroplani i aviokompanisë i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord, po ulej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit, Ronald Reagan, kur ndodhi përplasja në ajër.

Helikopteri i ushtrisë amerikane Black Haëk kishte tre ushtarë në bord.

Të dy fluturaket ranë në lumin Potomac, pasi u përplasën rreth orës 21:00 sipas kohës lokale.

Aeroplani i pasagjerëve ishte pak çaste larg uljes, pasi ishte nisur nga Wichita, Kansas, ndërsa helikopteri ushtarak ishte në një fluturim stërvitor.

Ka shumë viktima, sipas një burimi të cituar nga agjencia e lajmeve Associated Press.

US Figure Skating, organi kombëtar qeverisës për sportin në SHBA, tha në një deklaratë se disa anëtarë të komunitetit të saj të patinazhit ishin në aeroplanin e pasagjerëve.

Ai tha se atletët dhe trajnerët po ktheheshin në shtëpi nga kampi kombëtar i zhvillimit në Kansas.

Në anën tjetër në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen pamje të reja që pretendohet se shfaqin përplasjen e aeroplanit me helikopterin. 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat