Bashkëpunimi për emigracionin/ Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Junior, shpreh dëshirën për një takim me Trump

Amerika

Bashkëpunimi për emigracionin/ Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Junior, shpreh dëshirën për një takim me Trump

Më: 30 janar 2025 Në ora: 15:38
Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Junior

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Junior  synon të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump për të diskutuar dosje të ndryshme përfshirë ato që kanë të bëjnë me imigracionin dhe bashkëpunimin në mbrojtje. Kështu ka deklaruar sot, më 30 janar gjatë një takimi me mediat.

“Do të shohim se si mund të ndikojmë në politikat për çështjen e emigracionit”, deklaroi Marcos pa specifikuar se kur dhe ku mund të zhvillohet takimi.

Marcos shtoi gjithashtu me këtë rast se ai do të kthejë sistemin raketor Typhon në Shtetet e Bashkuara sapo Kina të ndalojë “sjelljen e saj agresive dhe shtrënguese” dhe pretendimet e saj në Detin e Kinës Jugore.

Kina ka protestuar fuqishëm kundër vendosjes së sistemit raketor amerikan në Filipine, dhe ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e tij.

“Nuk i kuptoj komentet për sistemin raketor Typhon. Ne nuk komentojmë mbi sistemet e tyre raketore dhe raketat e tyre janë një mijë herë më të fuqishme se ato që kemi ne. Ndaloni së pretenduari territorin tonë dhe jepini fund sjelljes tuaj agresive dhe shtrënguese. Pastaj unë do të kthej raketat Typhon”, përfundoi ai 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat