Një ish- prift katolik u dënua të enjten me gjashtë vjet burg për abuzim seksual me shtatë fëmijë më shumë se 40 vjet më parë.
Eric Dejaeger abuzoi me gjashtë vajza dhe një djalë, nga mosha 4 deri në 9 vjeç, në fshatin e vogël të Igloolik, Nunavut, me një popullsi prej 2,000 banorësh, në veriun e largët të Kanadasë. Sulmet ndodhën midis viteve 1978 dhe 1982.
Kjo shënoi herën e pestë që Dejaeger dënohet për abuzimin e dhjetëra fëmijëve në territorin kanadez të Nunavut dhe Alberta.
“Ai shkatërroi fëmijërinë e tyre, lëndoi marrëdhëniet e tyre me familjet dhe shkatërroi marrëdhëniet e tyre me kishën e tyre,” tha gjykatësi Faiyaz Alibhai, raportoi Global News.
Pesë viktima dëshmuan gjatë gjyqit për pasojat e abuzimit të priftit.
“Nga pasojat e veprimeve të tij vuajtën edhe fëmijët e viktimave të tij”, tha gjyqtari. Pothuajse të gjitha viktimat thanë se shkeljet shkatërruan marrëdhëniet e tyre me Kishën Katolike, i margjinalizuan, ua vështirësuan komunikimin me të dashurit e tyre, përfshirjen në intimitet fizik ose qëndrimin pranë fëmijëve të tyre.
Dejaeger, 77 vjeç, iu drejtua gjykatës përpara dënimit të tij dhe tha se i vinte keq për shkatërrimin e shkaktuar nga veprimet e tij.
“Do të doja të kërkoja falje për gjërat mizore që kam bërë”, tha ai. “Unë jam një person i ndryshuar. Dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në burg – kam pasur shumë kohë për të menduar. Dhe gjithashtu në 40 vitet e fundit, nuk kam bërë një shkelje tjetër.”