Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

Amerika

Arrestohet një ish këshilltar i Rezervës Federale nën dyshimet për spiunazh për Kinën

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 21:04
Ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka arrestuar një ish këshilltar të lartë të Rezervës Federale nën dyshimet se i shiti Kinës sekrete shtetërore.

Në një aktakuzë nga juria e madhe, 63-vjeçari John Harolds nga qyteti Viena i Virxhinias, akuzohet për vjedhje të sekreteve tregtare nga Rezerva Federale dhe shitjen e tyre spiunëve kinezë për një shumë prej të paktën 455,000 dollarësh, ndërsa jepte mësim në një universitet në Kinë. Ai akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit e Rezervës Federale dhe zyrtarë të Byrosë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten ngritjen e aktpadisë dhe arrestimin e të dyshuarit Rogers, të njëjtën ditë që ai doli përpara një gjykate në kryeqytetin Uashington. Gjykatësi i ka hequr të drejtën e lirimit me kusht ndërsa të martën do të paraqitet në gjykatë.

I dyshuari, i cili ka një doktoratë në fushën ekonomike, ka punuar për Rezervën Federale nga viti 2010 deri në vitin 2021, sipas dokumenteve të gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat