Një burrë ka vdekur pas të shtënave nga policia pranë rrugës hyrëse të Aeroportit Ndërkombëtar të Filadelfias.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:13 të mëngjesit të së hënës.
Policia thotë se ata “po i përgjigjeshin një burri që po ecte në mes të rrugës”.
Kur oficerët mbërritën, ata u përleshën me burrin.
Zyrtarët thonë se ai ishte “tasuar” disa herë, por nuk dukej se kishte efekt.
Pas kësaj, ai u qëllua nga policia.
Burri u godit tri herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Policia e Shtetit të Filadelfias dhe Pensilvanisë mbetet në vendngjarje.