Demokratët mbrojnë USAID-in, thonë se po rrezikohet siguria e SHBA-së

Amerika

Demokratët mbrojnë USAID-in, thonë se po rrezikohet siguria e SHBA-së

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Kongresistët demokratë në SHBA po i kundërshtojnë sulmet që administrata e presidentit Donald Trump po ia bën organizatës USAID.

Kongresistët demokratë kanë hyrë në ndërtesën e kësaj organizate, duke thënë se ngrirja e ndihmave të SHBA-së e kërcënon sigurinë e këtij shteti.

Përfaqësuesi i Maryland, Johnny Olszewski, ka thënë se presidenti Trump po ua liron terrenin për të manovruar vendeve si Kina.

“Kjo është jeta reale. Është e rrezikshme dhe serioze, ka deklaruar ai. Ai ka shtuar se demokratët do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur USAID-in. Sepse sot është USAID-i. Nesër është kujdesi ynë shëndetësor, është sigurimi social, janë mjetet tona të jetesës. janë liritë tona”, ka theksuar ai, raporton BBC.

Sipas BBC-së, demokratët kanë theksuar se USAID-i është themeluar nga Kongresi dhe presidenti Trump s'mund ta shfuqizojë apo ta shpërbëjë pa miratimin e Kongresit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka marrë postin e ushtruesit të detyrës të administratorit të Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat