Trump sugjeron përdorimin e fondit sovran për të zgjidhur çështjen e TikTok

Amerika

Trump sugjeron përdorimin e fondit sovran për të zgjidhur çështjen e TikTok

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 11:17

Mbrëmë, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të nisur procesin e krijimit të një fondi sovran amerikan.

Këto janë llogari investimi që i përkasin shteteve, duke i mundësuar atyre që të përdorin të ardhurat e tepruara nga buxhetet vjetore për të investuar në mënyra që do të përfitojnë brezat e ardhshëm.

Një shembull është Arabia Saudite, e cila ka përdorur fondin e saj për të investuar në botën e sporteve, duke kontrolluar klubin Newcastle United dhe sjellë disa nga futbollistët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.

Trump nuk ka sqaruar ende se nga do të vijë fondi për këtë iniciativë të re, por gjatë fushatës së tij elektorale ai sugjeroi se mund të financohet nga “tarifat dhe gjëra të tjera inteligjente.”

Pas nënshkrimit të urdhrit, sipas bbc, presidenti sugjeroi gjithashtu se fondi mund të përdoret për të zgjidhur problemin me TikTok-un – një kompani kineze – pas shtyrjes së ndalimit të përdorimit të platformës në SHBA.

Ne do të bëjmë diçka, ndoshta me TikTok-un, ndoshta jo”, tha Trump më herët.

“Nëse bëjmë marrëveshjen e duhur, do ta bëjmë. Përndryshe, nuk do ta bëjmë… mund ta vendosim atë në fondin sovran”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat