Leavitt: Shtëpia e Bardhë në “betejë” me mashtrimin, shpërdorimin dhe abuzimin nga qeveria federale

Amerika

Leavitt: Shtëpia e Bardhë në “betejë” me mashtrimin, shpërdorimin dhe abuzimin nga qeveria federale

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 06:37
Karoline Leavitt

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të saj për shtyp, jashtë Shtëpisë së Bardhë, kritikoi sot Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe mbështeti planet e Presidentit Trump për të eliminuar (mbyllur) agjencinë.

Kjo vjen mes një shqyrtimi të konsiderueshëm nga Departamenti i sapokrijuar i Efiçencës Qeveritare (DOGE) i Elon Musk, tha ajo.

Leavitt dënoi USAID-in për atë që ajo e quajti "shpenzime të kota" dhe "çmendura", duke përmendur shpenzime specifike që ajo beson se janë shembuj të keqmenaxhimit të agjencisë.

Karoline Leavitt, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me paratë e shpenzuara nga fondet e marra nga USAID, tha se ato ishin prioritetet e çmendura për të cilat kjo organizatë ka shpenzuar paratë e taksapaguesve amerikanë.

Leavitt tregoi një raport para gazetarëve ku ishin shpenzuar 1.5 milion dollarë nga programi DI për të avancuar programet e punës në Serbi, 70,000 dollarë për një produksion të një pjese muzikore të DI në Irlandë, 47,000 dollarë për të vënë në skenë një operë transgjinore në Kolumbi dhe 32,000 dollarë për të botuar një libër komik transgjinor në Peru.

"Unë nuk e di për ju, por si një taksapagues amerikan, unë nuk dua që dollarët e mi të shkojnë drejt kësaj katrahure dhe e di që as populli amerikan nuk e dëshiron këtë. Dhe kjo është pikërisht ajo që po bën tani Elon Musk, i ngarkuar nga Presidenti Trump, për të eliminuar (mbyllur) mashtrimin, shpërdorimin dhe abuzimin nga qeveria jonë federale," tha Karoline Leavitt, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me paratë e shpenzuara nga fondet e marra nga USAID.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat